GJKKO lë në fuqi 'arrestin me burg' për Astrit Avdylaj

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Astrit Avdylaj.  I kërkuar në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit.

Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën. Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.

Rezulton sipas SPAK, se jo vetëm Emiljano Shullazi dhe Behar Bajri dispononin pajisje të koduara në qeli, por edhe Astrit Avdyli. Për të është ngritur akuza e futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim kur ndodhej në qeli për dosjen 339. 

Ai akuzohet gjithashtu për grup i strukturuar kriminal.

Nga bisedat e zbërthyera në aplikacionin ‘SKY’, Astrit Avdyli megjithëse ishte në burg si i dënuar për dosjen 339, komunikonte me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. 50-vjeçari i vuri në dispozicion Arben Ndokës nipin e atij, Aldo Avdylin për të vrarë Durim Bamin. Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

50-vjeçari njihet në Shijak jo vetëm si një person me precedentë të theksuar kriminal. Në vitin 2022, Astrit Avdyli u dënua për dosjen 339 me 12 vite burg për prodhim e shitje narkotikësh. Por në vitin 2023, Apeli i GJKKO e ktheu çështjen e tij për rigjykim në shkallën e parë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë