Komisioni hetimor i TIMS/ Salianji kalon në gjuhë ofenduese drejt Veliut: Je kokë e këmbë lesh! Ish-drejtori i AMP-së: Nuk kam ardhur këtu të tallesh

Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se, Ardi Veliu.

E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej 'kërkesë për informacion'.

Ardi Veliu: "Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të cilat në vlerësimin tim profesional është mirë të ruhet konfidencialiteti dhe të mos bëhen pjesë e opinionit publik. Mos bërja publike do i shërbejë forcimit të sigurisë kombëtare'

Ervin Salianji: "Pse problem është bërja publike apo vjedhja e të dhënave. Ku ka ngelur gjë pa dalë në këtë shteti.  Keni shkruar kërkesë për informacion

Ardi Veliu kërkoi të dëshmojë pa mediat pasi tha se kemi të bëjmë me të dhëna që është mirë të ruhet konfidencialiteti. Deputeti Qefalia i doli në krah Veliut duke i thënë Salianjit, se veprimet e tij ishin tendencioze. Kjo ka shkaktua debat deri dhe në përdorimin e gjuhës ofenduese.

Pjesë nga debati

Qefalia: "Po më duket tendencioze. Sepse kërkesa e sjellë nga një dëshmitar mban po të njëjtën lëndë. Zoti kryetar kjo është tendencioze
Gështenja: Një përfaqësues i drejtorisë së policisë thotë 'kërkesë për informacion'.  Duket që këto kërkesa realizohen në një kompjuter dhe nuk ndryshojnë titullin e lëndës
Salianji: Pse ne e kemi fajin që s'dinë të shkruajnë drejtuesit e policisë?! Qenka bërë disa raste që qenkan të paaftë drejtuesit e policisë të hartojnë një shkresë dhe duan të luftojnë krimin?! 

........

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

(...)

Lefter Gështenja: Nuk kuptoj pozicion që kanë mbajtur në institucionet shtetërore dhe keni lejuar që në TIMS, keni lejuar që të punësojnë njerëz në nivele të larta pa certifikata sigurie, vini këtu na thoni që janë të dhëna sensitive, ca të dhënash flasim, ndërkohë që me ligj kjo mazhorancë e ka përjashtuar sistemin TIMS nga përbërja sekret hetimor apo konfidenciale.

Toni Gogu: Privilegji s’duhet të na çojë në shkelje flagrante të ligjit, ligji thotë se në asnjë rast nuk lejohet që të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personave të thirrur në komision. Të kthejmë urgjentisht këtë mbledhje në shinat e ligjshmërisë. Po bëjmë një gjë qesharake, ka ardhur dëshmitari me dy kërkesa, një me shkrim dhe një me gojë, kërkoi qartë zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Kryetari me ca xhonglime u mor me titullin e lëndës. I përpi kryetari kompetencat dhe thotë e vendos unë këtë, është apo nuk është.

Më pas me votat e socialistëve u vendos që dëshmia e Veliut të mbahej me dyer të mbyllura. 


Lajmi kryesor:

TIMS/ Dëshmon me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH! Hyseni hedh poshtë akuzat e Salianjit: S'jam shmangur, isha në Bruksel


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar