Auditimi financiar doli në përfundimin që 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit justifikon të ardhurat, SPAK tërhiqet nga ankimimi! Apeli i GJKKO tërheq sekuestron

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden resort', në pronësi të Altin Hajrit. SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën për konfiskimin e pasurisë së Hajrit, por për arsye që nuk dihen hoqi dorë nga ankimimi, duke bërë që pasuria t'i kalojë sërish pronarëve. 

"Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

- Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi", thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

SPAK e ka marrë vendim pasi një auditim i pavarur financiar i urdhëruar nga GJKKO doli në përfundimin se biznesi ishte rentabël. Auditimi u bë që prej viteve të para, periudhë që përfshin ligji anti-mafia. Sipas auditimit justifikohen të ardhurat.

Golden ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL. OFL vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s'kanë marrë dënim.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit "Golden" Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Ata u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por sot janë lënë të lirë me detyrim paraqitje apo arrest shtëpie në rastin e Olsi Turjes.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.  

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askush: 01/10/2021 22:36

    Ironia e fatit,koptshtari brenda,mbase i vetmi qe as nuk e njihte viktimen

    Përgjigju
  • Ajet: 01/10/2021 12:06

    Jane ortak me Kastratin nuk e morret vesh ju se nuk e thote Spaku se nuk ka guxim. Ortakeria me Kastratin shpetoi resortin e droges dhe krimit makaber. Tani pritet qe te lirohen dhe nga akuza dhe rrofte BKH SPAKU dhe Qeveria. Kastrati ka blere te gjithe shqiperine bashke me qeverine dhe shtetin. Cudia me e madhe 3 dite zgjat, do harrohet. Droga ben ligjin dhe Kastratet bejne " Maliqin" mos pritni drejtesi dhe ndeshkim per horrat dhe trafikantet ne shqiperi. Ata kane guxim sepse nuk ndeshkohen.

    Përgjigju
  • anonymous: 01/10/2021 11:30

    shtet pleher

    Përgjigju
  • alban: 01/10/2021 11:17

    S.P.A.K just fail

    Përgjigju
  • Tani: 01/10/2021 10:22

    Rrofte partia

    Përgjigju
  • balashi i zi: 01/10/2021 09:04

    he mo e degjuat se nuk ka patur krisma? trupi i viktimes ishte i filmuar ne kete resort. nga ana tjeter ligji antimafia parashikon sekusetrimin e pasurive kur nuk justifikohet burimi me te cilat jane blere/investuar. dhe meqe ra fjala po kjo OFL ku eshte? e mbaroi misionin? sa u moren ca leke ketyre baroneve te droges dhe i lanen te qete. te fala SPAK!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës