TIRANË - Djali i kreut demokrat në Fushë-Krujë është personi që ka prerë gjobën e Bashkisë së Tiranës për dëmet e shkaktuara në pronat publike gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor.
 
Gjoba prej 16.3 milionë lekë të reja është firmosur nga Besmir Karaj, punonjës në Bashkinë e kryeqytetit, i cili është djali i kryetarit të Partisë Demokratike në Fushë-Krujë Sabri Karaj.

gjoba e bashkise besnik karaj
 
Efektivi i Policisë Bashkiake ka pasur për detyrë monitorimin e tubimit të opozitës përgjatë Bulevardit dhe përpara selisë së Këshillit të Ministrave.
 
Pas protestës së demokratëve, Karaj ka bërë vlerësimin e dëmeve një pjesë e të cilave janë shndërruar në vepra penale dhe administrative. Si rezultat i raportit të Besmir Karaj, Bashkia e Tiranës ka vlerësuar një dëm financiar të konsiderueshëm duke gjobitur me 160 lekë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
 
Gjoba, Bashkia “ngel” në matematikë
Gjobën për Partinë Demokratike e bëri publike gjatë ditës së djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj. Në rrjetin social Facebook ai publikoi faturën e prerë për Partinë Demokratike në shumën 16,372,900 lekë. Por në fakt nëse i mbledh të gjitha gjobat për shkeljet përkatëse shuma rezulton në 19,272,900. 

gjobat e bashkise

Nuk dihet nëse ky gabim i bashkisë është në shtypjen e gjobës apo në llogaritjen e saj, megjithatë po i bën "nder" Partisë Demokratike duke ia ulur vlerën e gjobës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)