Gjoba bizneseve, si tentuan 3 mashtruesit t'i merrnin biznesmenit Pëllumb Salillari 130 mijë euro: U dha lekët nën mbikqyrjen e policisë

Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të tre banues në Shkodër, të cilët u arrestuan pak ditë më parë pasi duke u prezantuar si punonjës të shtetit, kishin tentuar që t'i vendosnin gjobë biznesmenit Pëllumb Salillari.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se biznesmeni Pëllumb Salillari, ka pranuar që të japë paratë ndaj personave që ia kërkonin nën mbikëqyrjen e policisë, e cila i arrestoi ato në flagrancë. Biznesmeni priste që autorët të shkonin ta gjobisnin, kur në atë kohë në flagrancë është bërë edhe arrestimi i tyre.

Dy operacionet, si ai "Signal" edhe "Subjekti" nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin për personat e arrestuar, por e kanë skemën krejtësisht të ngjashme. Personat në fjalë, kontaktin e bënin përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram, të cilët japin mundësinë që të mos shfaqet numri i celularit, por vetëm emrin. Emrat që prezantoheshin ishin kryetar bashkishë apo drejtues të institucioneve të tjera të rëndësishme në vend.

Në banesat e Jasmin  Pepaj, Rezart  Pepaj dhe Sherif Kadroviç, policia gjeti edhe 12 600 euro, duke e çuar në total shumën e sekuestruar në këtë operacion, 142 mijë euro.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë