TIRANË - Dhjetra tregtarë protestuan këtë mëngjes në sheshin para kryeministrisë kundër ligjit për procedurat tatimore. Tregtarët u mblodhën në kryeqytet kundër masave të rrepta sipas tyre ndaj biznesit. Protesat e bizneseveu përshkallëzua edhe në shkallë vendi. Mëngjesin e kësaj të premteje protestuan bizneset edhe në qytetin e Korcës.
Tregtarët kundërshtojnë për ndryshimet e ligjit i cili parashikon gjoba të ashpra dhe burgosje. 100 biznese në tregun maqedonas kanë vendosur në qepenat e dyqaneve mbishkrimin “jemi në grevë".
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Besjan Pesha tha se tregtarët do t’i përshkallëzojnë protestat derisa të lejohen të punojnë të qetë, pa frikën se do të gjobiten e do
të lenë pa bukë fëmijët e tyre.
“Ligji synon falimentimin e bizneseve të vogla në Shqipëri, që nuk kanë lidhje me pushtetin. Ligji absurd që ka dyfishuar gjobat, fut konceptin e burgosjes së bizneseve. Protesta me të mëdha do ketë, në çdo qytet, do rikthehemi këtu si një ortek për t’i thënë qeverisë që të tërhiqet sa është në kohë. Nuk kemi asnjë interes politik, na intereson buka e fëmijëve tanë, ajo që kemi ngritur me djersë, biznesi i ndershëm. Na intereson të punojmë me qetësi dhe jo me frikën se na vjen militanti i radhës të na vendosë gjobën e radhës. Nuk jemi dakord” deklaroi Pesha.
Sipas këtij ligji të gjitha gjobat që do të vendosen në rast konstatimi të shkeljeve do të jenë nga 500 mijë lekë të rinj deri në 1 milion. Këto gjoba janë cilësuar nga biznesi, por edhe nga aktivistë të shoqërisë civile si marramendëse dhe falimentuese.
Nismëtarët e kësaj proteste kanë deklaruar që më herët se ata janë pro formalizimit por kundër falimentimit dhe u kanë bërë thirrje partive politike që të rrinë larg protestës.

Edhe takimi takimi me drejtorin e të ardhurave pranë bashkisë Korçë, nuk ka patur asnjë rezultat çka ka bërë që tregtarët të hidhen në protest. Protesta pritet të përshkallëzohet në rang vendi. Madje bizneset paralajmërojnë se do të shkojnë deri në grevë.
Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO