Gjobat për Bashën, Rama: Ajo që bëri e tmerrshme, i papërgjegjshëm, mos e merrni shembull

'Lulzim Basha nuk është shembull për t'u marrë'.  Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pas dy gjobave që mori kryetari i PD-së, pasi shkeli rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit me takimin politik në Durrës dhe pjesëmarrjen në grumbullimin te teatri kombëtar mbrëmjen e djeshme. Ligji është i barabartë dhe do të funksionojë njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe Bashën, tha Rama.

"Jemi akoma në kushtet e rezistencës, unë mendoj se ne do të duhet të jemi në këto kushte dhe të kemi hapje të kombinuar dhe masa edhe për një periudhë, nuk është më faza 1, është faza 2, por në të gjithë botën ka kufizimet e veta. Sot kryeministri i Malit të Zi kishte thirrur një diskutim online, transporti publik dhe turizmi janë dy dilemat e mëdha që kemi.

Nuk e imagjinojmë një sezon pa turistë, por duhet të jemi të qartë se nuk do të jetë si vitet e tjera, do të duhet të pranojmë disa kufizime që në kushte normale janë absurde. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve plazh të mbushim spitalet dhe të biem në gropë. Nuk mundemi që shkojmë në një rimbyllje totale. Nuk mund ta bëjmë me duart tona absurde ndonjëherë. Është e tmerrshme nga edukata.

Ajo që ndodhi me kryetarin e PD-së në Durrës dhe mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes së identitetit kulturor është përtej cdo lloj konceptimi që të ndodhë. Ka një ligj dhe janë të gjithë gjërat me ligj njëlloj për të gjithë, që do të funksionojnë edhe për kryetarin e PD-së dhe të gjithë.

Këtu problemi është cfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime dhe sjellje të papërgjegjshme, prandaj mos merreni shembullin e kryetarit të PD-së. Mund të jeni në simpati të plotë me temat, por në asnjë mënyrë me sjelljen e tij në cdo aspekt. Nuk e bën kërkush në botë, një person që ka përgjegjësi publike" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama i shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID: Duhet kujdes! Por nga e hëna ndalohen vetëm 4 aktivitete, të tjerat të gjitha hapur


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin