Që prej 4 Korrikut Shqipëria i është bashkuar vendeve të BE për mos të përdorur qese plastike të pariciklueshme. Qytetarët dhe tregtarët janë informuar për gjoba vetëm nga media ndërkohë autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprake për ndëshkimet që parashikon ligji në rast përdorimi të qeseve plastike. Në një intervistë për Report TV zv ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi tregon se gjobat do të jenë vetëm për tregtarët, qoftë të mëdhenj apo të vegjël, ndërsa qytetarët nuk kanë sanksione nëse i përdorin ato.
Gjobat tona nuk janë për qytetarin që ka qese plastike sepse ai shkon dhe konsumon produktin që i jepet në ambientin tregtar. Ato që targetohen nga ky ligj janë prdhuesit importuesit dhe tregtarët. Cdo qese plastike do të ketë një sistem gjurmueshmërie. Do të shkruajë përsipër sa mikron është për çdo paret, kush e ka prodhuar këtë qese plastike dhe çfarë aditivi biodegradues ka në përbërje të saj.
Zv/ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi
Por, pse kjo qese duhet të dalë nga qarkullimi?
Qeset e holla nën 35 mikron kanë zero vlerë në riciklim si edhe mungesë të aditivëve biodegradues, çka do të thotë se nuk kanë lëndë që të nxisin vetëshkatërrimin e qeses, gjë e cila sjell edhe ndotje në ambient.
Por si mund ti dallojmë qese e reja të lejueshme në bazë të ligjit?
Qeset e riciklueshme dallohen nga trashësia e tyre . Janë disa herë të ripërdorueshme, të cilat edhe pas dëmtimit do të kenë mundësi për riciklim. Po ashtu këto qese kanë gjurmueshmëri , të dhëna mbi vendprodhimin si edhe elementët përbërës.
Qytetarët
Jeni njohur me vendimin e ri për mospërdorimin e qeseve plastike?
Jo nuk shoh televizor.
Do të vazhdoni ti përdorni?
Nëse i heqin, jo
Me se po e bëni pazarin, me cilat qese?
Ja kam marrë qese vetë. E di që këta nuk kanë qese.
Jeni dakord me vendimin për ndalimin e qeseve plastike të pariciklueshme?
Mirë është të eliminohen, por duhen kushte.
Këtë qese përse e keni me vete?
Këtë më dhanë atje te tregu.
Tregtarët: Këto kushtojnë shumë. Një pjesë e mirë e njerëzve nuk janë dakord fare. Kjo e la 10 lekëshin se ka ardhur nga jashtë shtetit po këto të tjerat nuk më lenë asnjë lekë. Këto qese janë këto përdor. Te shumica i marr. Te tregu në Kashar. Këto nuk hyjnë në punë më, këto janë të mira.
Sa kushtojnë këto qese?
100 lekë 25 copë. Njerëzit nuk paguajnë se ne i blejmë
A iu keni kërkuar të paguajnë?
Ata mezi vijnë të blejnë gjëra, jo më të paguajnë dhe qeset. Mirë është të eliminohen, por duhet të ketë kushte njeriu.
Gjobat për bizneset që vijojnë të tregtojnë me qese plastike do të variojnë nga 10-15 milionë lekë, ndërsa aksioni dhe fushata e kontrollit bëhet çdo ditë nga grupe pune të ministrisë së mjedisit.
Tregtari dhe konsumuesi duhet denuar per te ndale njehere e pergjithmone qeset plastike.Perndryshe nuk kane s'ndaluar shitja e qeseve te plastikikes.Edhe prodhuesi nuk prodhon qese te plastikes nese nuk ka ku i tregton.
Përgjigju