Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, ka vijuar kontrolle në fushën e hidrokarbureve. Lajmi bëhet i ditur Ministria e Mjedisit që tha se një kontroll i tillë i konkluduar me masa është kryer ndaj subjektit PHOENiX PETROLEUM Sh.A për shkelje në kushtet e Lejes Mjedisore. Sipas kryeinspektorit të mjedisit Ergys Agasi, tha se kompania e mësipërme është kapur duke derdhur në ambient të hapur.

Sipas Agasit, kjo kompani ka vijuar me shkeljen e ligjit, pasi ka punuar me leje mjedisore të marrë nga kompania Albpetrol, por që me ligjin e ri është e ndaluar.
Për këtë shkak ISHP-ja vendosi një masë ndëshkuese me 5 milionë lekë të reja dhe pezullim i aktivitetit.

Për shkak të mosbatimit të lejes mjedisori është kërkuar edhe mbyllja e aktivitetit. Kryeinspektori Agasi tha se s do të lejohet asnjë subjekt që të ushtrojë aktivitet dhe të shfrytëzojë burimet natyrore në kundërshtim me ligjin
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)