Gjobë kush përdor qese/ Qytetarët: Ka pasur edhe në kohën e Enverit! Tani na ka mbetur të mbyllim dyqanet

TIRANE- Gjoba me vlerë nga 1 milionë deri në një milionë e gjysmë lekë, do të vendosen për cdo person që  hedh në treg, prodhon apo fut në Shqipëri qese plastike.

Po ashtu qytetarët të cilët përdorin qese plastike pas datës 1 qershor 2020, do të gjobiten nga 30 mijë deri në 100 mijë lek.

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e mëdhenjë edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Sipas projektligjit  subjektet që merren me prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike në vendin tonë duhet të ndalojnë aktivitetin e tyre para datës 1 shkurt 2020, duke lënë një afat 4-mujor deri në zbatimin e ligjit për gjobitjen e këtyre subjekteve.

Tregtarë dhe qytetarë u shprehën për Report Tv se do ti përshtaten versionit të ri të qeseve që do të vendoset, por kishte dhe nga ata që nuk janë dakort me këtë nismë.

“Ishalla bëhet aq më mirë është, para 2020 duhet të hiqen, të dalin vetëm canta lecke. Edhe një majdanoz e duan në qese. Po tu kërkosh lekët nuk i marin qeset, po tua  japësh pa lek i marin. Sallata nuk jepet në qese lecke as në letër.

Dy milionë ta vejne, tre milionë. Ne nuk kemi punë fare.Si të vijë version, do të punojmë edhe ne. Për ti shërbyer klientëve unë duhet të marrë qesen që e kam gati dhe i shërbej. Unë e blej me lek dhe e jap pa lek, sepse nuk mund ti kërkoj llogari për 30 lekshin, me nevojiten për punë.

Edhe në kohën e Enverit ka pasur qese, hidhej orizi, hidhej sheqeri, hidheshin të gjitha. Po si tja bëjmë pa qese, pastaj të mbyllen dyqanet dhe të mos punojmë fare.

Të vendosen, është në rregull”-u shprehën disa prej qytetarëve

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka nisur një fushatë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, ku synon që qershori i 2020 ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refiqa!: 23/10/2019 20:02

    Ne vend te qesve plastike te vendosem thes mielli duke i mbush me sheqer oriz fasule patate hurdha qepe e zarzavaye bashke me kepucet e ministrit Klosi.Po amballazhimi me lecks apa qeska letre nuk ndotbambjetin?Ne dim qe ne shqiperi eshte vendosur nje industri riciklimi qe perpunon te gjitha mbrtet teknollolligjike me rrezikeshmeri me te larye se qeskat. Kjo qeveri meduket ska punene dhe merret me qeskat.

    Përgjigju
    • Miti: 24/10/2019 19:49

      Ka qese te biodegradueshme, qe duken si plastike ne pamje. Mund te fusi sallaten majdanozin dhe domatet nese do zoteria. Problemi eshte qe ne Shqiperi eshte sport popullor te hedhesh plehra ku te mundesh. Keshtuqe ligji eshte i domosdoshem. Letra dhe lecka kalben ne toke, dhe nuk ndosin. Nese nje qese letre do maksimumi 1 vit qe te dekompozohet qesja plastike do 400 vjet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen