Kush përdor qese plastike nga qershori i 2020 do të gjobitet deri në 1 mln e gjysmë lekë

TIRANE- Duke filluar nga datat 1 qershor 2020, çdo person që hedh në treg, prodhon apo fut në Shqipëri qese plastike do të dënohet me gjobë nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë.

Ndërsa përdoruesit pritet të gjobiten nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë.

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Projektligji synon nxjerrjen që subjektet që merren me prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike në vendin tonë të ndalojnë aktivitetin e tyre para shkurtit të vitit të ardhshëm, duke lënë një afat 4-mujor deri në zbatimin e ligjit për gjobitjen e këtyre subjekteve.

Pjesë nga projektligji

Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë.”

“25/2. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë.” 

Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020.

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerr aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29 të këtij Ligji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yes: 23/10/2019 09:25

    Bravo qeveria. Jo vetem qeset por edhe BIDONAT plastike duhet te ndalohen! Cigaret, kane mbeshtjellje plastike. Te ndalohet.

    Përgjigju
  • Pencionisti fukara: 23/10/2019 01:27

    Hajde qeveri hajde Populli eshte BARKBOSH qeveria kerkon te gjobit popullin BARKBOSH me 1 miljon e gjysem leke SHOKU ZOTI RAMA MINIMUMI JETIK ESHTE 5000 leke ne muaj JO NE EUROPE NUK SHKON DOT ME KETE MINIMUM JETIK QE KANE SHQIPETARET PO DHE NE AFRIKE NUK SHKON KJO ESHTE PER PORTALIN E BASHKEQEVERISJES SE RAMES

    Përgjigju
  • Lul basha: 23/10/2019 00:32

    Po turistat e huaj qe vijne nga jashte dhe kan ndonje qese ne makine. Do ja rrasim gjoben?

    Përgjigju
  • Tefiku: 22/10/2019 23:07

    Therriti mendjes o qeveriiiiiii . Une jam i varder nuk kam makine, ne fillim te muajit kur marr rrogen laj borxhet, e pjesa qe m ngelet shkoj blejm ushqime per shpi. Me fal i te gjitha ato ushqime sado q te jene, me cfare do ti mbaj une zotrote?? Apo si ajo ne fillore, me ujkun dhinë dhe lakren,,,, t bej 6 rruge ?? A jeni ne terezi? Kshtu ecet perpara?

    Përgjigju
  • Ramkushi: 22/10/2019 22:49

    Po me ca do hedhim plehrat, apo me poturet e Rames?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja