Inspektoriati i Mjedisit ka nisur aksionin për zbatimin e ligjit nga firmat që shfrytëzojnë lumenjtë.
Pas kryerjes së inspektimeve të duhura janë gjobitur me 2 milionë lekë të reja 6 subjekte në Mat, 2 subjekte në basenin Ishëm-Erzen dhe 2 subjekte në basenin e Vjosës.

Kryeinspektori Ergys Agasi bën me dije se aksioni do të vazhdojë deri sa firmat të zbatojnë ligjin.