TIRANE - Ish-ministri i arrestuar për akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës do të mbrohet nga avokati Genc Gjokutaj. Spiro Ksera është takuar këtë mesditë me avokatin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ai ndodhet aktualisht pasi u transferua nga Gjirokastra ku dhe u arrestua mbrëmjen e së premtes.
"Që nga marsi kur ka nisur hetimi, Ksera nuk është pyetur asnjëherë. Ai është arrestuar pa u pyetur, ndaj arrestimi është i kundraligjshëm", tha avokati Gjokutaj.
Në një prononcim për mediat pas takimit, avokati Gjokutaj tha se ish-ministri Ksera ka mohuar të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria se ka vjedhur 30 milionë lekë të rinj përmes tenderëve fiktivë për aktivitete sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë, të cilat sipas hetimeve rezultojnë se nuk janë kryer edhe pse fondet janë akorduar.
Ksera ka refuzuar të japë dëshminë e tij para hetuesve, ndërsa pritet që të dielën të dalë para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Pritet që Prokuroria e kryeqytetit të kërkojë masën e arrestit me burg për ish-ministrin.
Spiro Ksera, i cili drejtoi Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë "Berisha 2" u arrestua mbrëmjen e së premtes në një lokal në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku edhe jeton. Arrestimi erdhi me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve të nisura nga një kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com