Gjon Berisha zbulon Gjergj Kastriotin Skënderbeut nga arkivat e Dubrovnikut

Gjon Berisha zbulon Gjergj Kastriotin Skënderbeut nga arkivat e Dubrovnikut

Prof. Gjon Berisha ka botuar vëllimin me dokumente “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente”, Botimi i këtyre dokumenteve është një përfundim me sukses i punës hulumtuese disavjeçare në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut nga studiuesi për periudhën e mesjetës. Berisha si rezultat i punës hulumtuese në arkivin në fjalë pati rastin që të hulumtoj dhe të grumbulloj rreth 35,000 faqe dokumente që ndërlidhën me Arbërinë dhe arbërorët në mesjetë, të cilat dokumente për nga përmbajtja e tyre ju takojnë fushave të ndryshme si: ekonomike, politike e kulturore. Nga këto dokumente të hulumtuara dhe grumbulluara gjatë katër viteve të fundit, një pjesë e tyre, që i kushtohen Epokës së Gjergj Kastriotit, gjejnë vend në këtë përmbledhje me dokumente.

Një përmbledhje e tillë me dokumente tematike, kushtuar Gjergj Kastriotit, dhe që na vijnë vetën nga një arkiv, siç është Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD), nuk ka ekzistuar më herët, prandaj është mirëseardhur për studiuesit e mesjetës në veçanti dhe lexuesit në përgjithësi. Edhe në aspektin metodologjik, vëllimi është i punuar me kujdes të veçantë, ku krahas tekstit të dokumentit origjinal, gjendet përkthimi në gjuhën shqipe. Kurse, për kureshtarët dhe studiuesit që dëshirojnë të bëjnë krahasime me dokumentet origjinale, studiuesi Berisha, në fund të vëllimit ka radhitur faksimilet e shumicës së dokumenteve të botuara, të shoqëruara me shënime plotësuese për vendndodhjen e tyre dhe datën e dokumentit. Thënë ndryshe, fondet arkivore kushtuar Gjergj Kastriotit që gjenden në DAD, tani i kemi në një vend, në një libër dhe në gjuhën shqipe.

Vëllimi me dokumente përmban 228 dokumente që nga pikëpamja kronologjike përfshijnë periudhën kohore nga 21 marsi i vitit 1413 deri më 1 mars të vitit 1468, kohë kjo kur krahas kryengritjes së Gjon Kastriotit në pranverën e vitit 1430, pasuan edhe kryengritjet në viset e tjera të Arbërisë. Gjithashtu në periudhën në fjalë Arbëria u përball me luftërat e vazhdueshme të Skënderbeut kundër ushtrive osmane. Gjon Berisha i sjell të plota fondet e Arkivit të Dubrovnikut prej nga edhe i ka marrë dokumentet që po botohen, Një vëmendje e veçantë iu është kushtuar dokumenteve me rastin e transkriptimit dhe përkthimit të tyre. Për t’i bërë sa me të lehta për lexuesin, të gjitha dokumentet, studiuesi Berisha, i ka shoqëruara me një kokë, apo fjali që tregon përmbajtjen e dokumentit, shënime sqaruese në fund të faqes, në raste kur e ka konsideruar të nevojshme, si dhe fondin ku gjenden dokumentet origjinale dhe në rastet kur është i botuar, krahas origjinalit është dhënë edhe referenca e dokumentit të botuar.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini