Teksa është konfirmuar harresa e 300 dosjeve civile dhe 1 penale që nuk janë dërguar për rekurs nga gjykata e Tiranës në drejtim të Gjykatës së Lartë, zv/ministria e Drejtësisë Etlina Gjonaj i është drejtuar KLD, me një kërkesë duke kërkuar fillimin e inspektimit në këtë gjykatë.
Burimet pranë kësaj ministrie thanë se me ndryshimet kushtetuese ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë ligjore për të kryer inspektim në gjykata, pasi koopetencën, e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky skandal vjen vetëm një vit pasi në Gjykatën e Lezhës është përsëritur e njëjta problematikë.
Problematika në Lezhë
Sipas kryegjyqtares të Gjykatës së Tiranës Enkelejdi Hajro, një problematikë e tillë ka ndodhur dhe në gjykatën e Lezhës në vitin 2016. Pikërisht në këtë gjykatë, janë haruar dhe nuk janë çuar për rekurs 5 dosje, ndërkohë që për këtë shkelje janë pezulluar nga puna dy punonjëse.
Por rasti i Tiranës, është shumë i madh, pasi sekretaria dhe kryesekretaria ka harruar një numër rekord dosjesh, që nuk janë çuar për rekurs në Gjykatën e Lartë.Nisur nga kjo situatë kryegjyqtarja Enkelejdi Hajro, ka vendosur të shkarkojë nga detyra kryesekretaren Mimoza Cenal (Lulaj) dhe sekretaren Elona Isufaj, si shkaktaret e kësaj problematike.
Për dosjet e fshehura në Gjykatën e Tiranës,kreu i kësaj gjykate,ka nisur procedurën e depozitimit penal për ish- kryesekretaren Mimoza Cenaj dhe Elona Isufaj pasi Hajro bën me dije se hetimi për këtë rast nuk duhet të zhvillohet në prokurorinë e Tiranës, pasi në këtë prokurori ushtron detyrën e prokurorit, vllai i kryesekretares.
Sipas urdhër shkarkimit, ajo s’ka vënë në dijeni me shkrim apo dokument zyrtar eprorët për këtë rast të paprecedent. Ndërkohë në observacionet që ka dhënë kryesekretarja, ajo ka pohuar se për këtë problematikë kishte njoftuar kreun e gjykatës.
300 dosje të harruara
Në një kohë kur qytetarët presin me vite të gjata për të marë drejtësi, çeshtjet e tyre harrohen qosheve të arkivave, duke mos u transferuar nga një gjykatë në tjetër për tu gjykuar. Mosdërgimi i dosjeve të ankimuara në Gjykatën e Lartë, ka sjellë skandalin e rradhës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Bëhet fjalë për plot 300 dosje të periudhës nga 2008 deri në 2015, të cilat megjithëse janë rekursuar nga palët gjyqësore, nuk janë përcjellë nga sekretaria e Gjykatës së Tiranës, drejt sekretarisë së Gjykatës së Lartë, në mënyrë që këto çështje të futeshin në shqyrtim gjyqësor.
Nga sa mësohet ky skandal është zbuluar në fillim të muajit gusht, kur Gjykata e Tiranës vendosi të transferojë një pjesë të arkivës së saj, në magazinat e arkivit qëndror në fshatin Lundër.Në 2 gusht 2017 gjykata ed Tiranës njoftonte se:”…me ndryshimet e Kodit të Pr.Penale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 Gusht 2017, Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës duhet të përballojë një ngarkesë të pritshme prej 12190 dosje penale në vit.
Për më tepër një transferim i dosjeve gjyqësore fizikisht mund të bëhet vetëm në muajin Gusht, në mënyrë të përshpejtuar për shkak të moszhvillimit të seancave dhe mungesës së publikut…”.
Sipas zyrtarëve të kësaj, gjykate që preferojnë të mbeten anonimë, bëhet fjalë për 299 dosje civile dhe një penale, të cilat nuk janë përcjellë për rekurs në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. Këtë problematikë, zyrtarët e argumentojnë me faktin se sekretaria gjyqësore ka haruar këto dosje dhe asgjë nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com