Gjoni: Krimi po përdor kandidatë të pastër për t'i futur në Kuvend, thirrjet e Kim e Sorecës të pamjaftueshme! Partitë e vogla të bashkohen në një listë

TIRANË- Për deputetin Ralf Gjoni, thirrjet e ambasadorëve për kandidatë të pastër në lista nuk mjafton. Kjo sepse sipas tij, Shqipëria është "një çerdhe ku rriten grupet kriminale", të cilat kanë mbështetjen e liderve të partive të korruptuar. Në studion e Report Tv, Gjoni tha se grupet kriminale "janë shumë të zgjuar" dhe zgjedhin që të fusin në parlament figura të pastra që nuk i kap ligji, por që në fund janë "vegël e tyre" e kështu ndikojnë drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

"Pas shumë vitesh do të mbizotëroj në Shqipëri vrasjet mafioze në karakter politik, jemi në trysni nga SHBA e BE për Reformën në Drejtësi, Reforma është kryer, ka emrat të rinj, por jo një drejtësi të re. Këtë e di edhe bufi, shpresa është që të kemi një sistem drejtësi që të jetë funksional dhe të krijojë një rrjet që të kap peshqë, me këtë do të rritet edhe trysnia ndaj grupeve kriminale. Grupe që kanë penetruar në grupe të ndryshme politike dhe nëse këtu vdes shpresa dhe njerëzit e kualifikuar do të largohet do të mbetet një terren shumë i penetrueshëm nga grupet kriminale. Këto grupe janë shumë të zgjuar, nuk kanë nevojë të kandidojë vetë, por gjejnë figura shumë të pastra dhe t'i fusë në lista partiake, dhe risku ku ndodhet Shqipëria, pa ndonjë perspektivë europiane të qartë, jo me një zhvillim ekonomik të kënaqësh, kjo është çerdhe e rritje së këtyre elementëve kriminal në brendësi të vendimmarrjes.

Ambasadorët janë agjent diplomatik që përfaqësojnë interesat e entiteteve të tyre, kanë të drejtë të kërkojnë pastërti në lista partiake, por kjo nuk mjafton. Për aq kohë sa ti fut individë të pastër penalisht, atëherë ligji e mundëson, për sa kohë këta persona janë në influencë kriminale është e njëjta gjë, u jep akses grupeve në vendimmarrje. Pse duhet të kërkosh nga liderët politik që të garantojnë pastërtinë e listave, këta janë të korruptuar, ca interesi kanë që të fusin njerëz të pastër, i bie që nesër të mos kenë kontroll", tha Gjoni.

Si ish-kështilltar i Metës, ai nuk i beson "luftën" e tij me kryeministrin Edi Rama.

"Kjo është historia e dy shokëve të dashuruar dhe të inatosur, i njoh nga afër. Kemi 21 vjet që politikbërja është e determinuar nga ecuria e marrëdhënies dhe Ilir Metës. Mjaft, jemi lodhur, këta të dy duhet të lënë inat inatet ose të marrin bashkë anijen e të shkojnë në Sicili për të qetësuar rritjen hormonale që kanë me njëri-tjetrin", tha Gjoni.

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Gjoni nuk e sheh veten të rreshtuar në asnjë parti të vogël. Përmes ekranit të Report Tv, ai bëri thirrjen e fundit, siç e theksoi, që të gjithë të bëhen bashkë, pasi në të kundërtën shprehet se nuk do jenë gjë tjetër veçse "një presje dhjetore e Ramës dhe e mazhorancës". Ai zbulon se kanë pasur takime të shpeshta me Rudina Hajdarin, Muzlim Murrizin, për të dalë në një listë, por thotë se ka rezultuar e pamundur.

"Nëse nuk bashkohemi në një koalicon të gjitha këto parti të vogla, të reja, nuk do jenë gjë tjetër përveç se presje dhjetore në favor të Edi Ramës dhe mazhorancës. Jemi në sekondat e fundit, nuk ka ngelur shumë kohë, pa u bërë një koalicion, e shoh të vështirë që të marrë mesatarisht 10 mijë vota i vetëm, bashkimi bën fuqi, dhe nëse nuk bashkohemi atëherë jemi në përsëritje të modelit të vjetër.

Kemi muaj që flasim me të gjithë faktorët, kam bërë takime me eksponentë të ndryshëm, kemi qenë deri vonë në takim me Murrizin dhe Hajdarin, por duket e pamundur që të arrijmë një listë të përbashkët kundër pushtetit, besoj që do jetë e vështirë për të marrë votat dhe me mosdepolitizimin e administratës i bie që votat do të numërohen nga të vjetrit dhe në këtë kontest, nëse nuk shkohet në koalicione nuk do të kemi as zgjedhje të lira e as të barabarta", tha Gjoni.

Kjo mosdakordësi, thotë se i lë shumë dyshime mbi motivet që kanë, në një kohë që jo pak herë janë etiketuar si "shtojca të Ramës".

"Më fut në dyshime për motivacionin e këtyre personave", tha Gjoni.

Në fund, Gjoni tha se është dakord që partitë politike të mblidhen dhe të dalin në një përfundim se si do të bëjnë fushatë elektorale, pa dëmtuar shëndetin e njerzve. Si një person që e ka kaluar vetë COVID-in, Gjoni zgjodhi të përcillte edhe një mesazh për qytetarët, që të mbajnë respektojnë rregullat duke vendosur "live" maskën në studio.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tushja: 23/02/2021 21:08

    O Ralf nuk behet shpellari i ditur,mos fol gjepura por prit vetingun se po troket te dera.Hajde dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja