TIRANË-Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Owen Jenkins, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Njohja me zhvillimet më të fundit dhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishin në fokus të këtij takimi.
Ministrja Gjosha, shprehu falenderimet për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i dha Shqipërisë në dhjetor me votën pro marrjes së statusit të vendit kandidat. Ministrja gjithashtu, informoi z. Jenkins mbi reformat dhe masat që po ndërmerren nga qeveria, në funksion të procesit të integrimit.
"Puna e qeverisë aktualisht është e përqendruar në përmbushjen e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Kemi bërë progres në këtë drejtim, por sigurisht kemi ende shumë sfida përpara. Marrja e statusit të vendit kandidat ka qenë për ne shtysa më e mirë, për të vijuar në këtë rrugë duke iu afruar BE-së, me standarde të plotësuara", u shpreh Ministrja e Integrimit Evropian.
Bashkëbiseduesit shprehën dakordësinë e plotë, për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Jenkins u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbështet integrimin e Shqipërisë dhe është e gatshme të ofrojë ekspertizë konkrete në fusha ku është e nevojshme.
Ministrja Gjosha pret z. Owen Jenkins, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar
"Ne vlerësojmë hapat përpara që ka bërë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit Evropian, rezultatet e së cilave u morën me vendimin e muajit qershor. Është me rëndësi të ruhet vazhdimësia e procesit të integrimit të Shqipërisë, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i shëndetshëm",tha Jenkins
Ministrja Gjosha, gjithashtu nënvizoi se çdo lloj ndihme e ofruar nga vendet anëtare të BE-së është një ndihmesë e madhe për integrimin e Shqipërisë. Ministrja vuri në dijeni, Jenkins edhe për Këshillin Kombëtar të Integrimit, propozimin e bërë për tu drejtuar nga Kryetaret e Komisionit të Integrimit dhe atij të Jashtëm. Ky propozim u pa me shumë pozitivistet nga delegacioni anglez i kryesuar nga Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar./ATSh/
/Shqiptarja.com