Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, priti dje në një takim nxënësit e Kolegjeve Turke.
Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit drejtuan një sërë pyetjesh mbi mundësitë e arsimimit jashtë vendit dhe kontributin e brezave të rinj mbi procesin e integrimit.
“Ju duhet të investoni tek dija dhe arsimimi, pasi pa ju, pa të rinjtë ne nuk mund të kemi një Shqipëri europiane. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, u tha nxënësve ministrja Gjosha.
Ajo u shpreh se për të gjithë të rinjtë dyert e Ministrisë së Integrimit do të jenë të hapura gjithmonë për informacionin që u duhet, por edhe mundësi të reja bashkëpunimi duke i përfshirë ata.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com