TIRANË- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë një takimi të enjten me ministrin e Çështjeve Evropiane të Rajonit Baden-Württemberg të Gjermanisë, Peter Friedrich, vlerësuan
Duke e vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, ministrja Gjosha falenderoi ministrin gjerman për mbështetjen e dhënë nga Gjermania, sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili ishte një moment historik për vendin.
Duke informuar mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, Gjosha theksoi angazhimin e qeverisë për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në axhendën evropiane.
"Integrimi në BE është nje prioritet kombëtar. Qeveria është e palëkundur në vullnetin e saj, për të çuar deri në fund reformat e nisura, sidomos ato me rëndësi madhore për të ardhmen e vendit", u shpreh ministrja.
Duke u ndalur tek angazhimi i vendit në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ajo vlerësoi maksimalisht vëmendjen që Gjermania po tregon për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Friedrich vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve sidomos në fushën ekonomike. Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencës në lidhje me mirëfunksionimin e administratës publike dhe ngritjen e kapaciteteve.
Sektori i energjisë dhe agrokultura ishin dy fusha të tjera për të cilat ministri gjerman shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë. Duke u ndalur tek integrimi, z. Friedrich theksoi se pavarësisht politikës së BE-së për zgjerimin, Shqipëria duhet të përmbushë standardet e kërkuara, në mënyrë që t'i afrohet sa më shumë BE-së.
Ministrja Gjosha shprehu gjithashtu gatishmërinë maksimale për intensifikimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, duke theksuar partnerë të tillë janë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. /ATSh/
/Shqiptarja.com