TIRANE-Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në një takim të zhvilluar me drejtorin për Ballkanin Perëndimor të BE, Jonas Johnnson deklaroi se axhenda evropiane e vendit qëndron mbi ndasitë politike në vend.
“Maxhoranca ka bërë përpjekje maksimale për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e reformave me rëndësi madhore për vendin. E kemi ftuar të jetë pjesë e diskutimeve në parlament, në të gjitha tryezat e rëndësishme. Axhenda Evropiane nuk i përket as maxhorancës as opozitës, na përket të gjithëve”-tha Gjosha.
Ndërsa në fjalën e tij, Jonas Johnnson deklaroi se Bashkimi Evropian inkurajon Shqipërinë në ndërrmarjen e reformave në vend, duke vënë në dukje mbështetjen e madhe të publikut të gjerë ndaj integrimit.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com