“Gjuha e keqe sjell lajme të këqija” thoshin latinët. Një shprehje plot domethënie, e cila me pak dallime në stilizim gjendet në shumicën e popujve dhe kulturave të ndryshme. Shprehje të tjera që e lidhin gjuhën me pasqyrën e shpirtit dhe mendimit, që e shohin atë si refleksion të nivelit kulturor të një vendi, apo që i njohin asaj në pushtet të madh deri në thyerjen e “kockave” gjenden edhe në traditën zakonore dhe kulturore shqiptare.
Në çdo rast simbolika është e njëjtë. Një gjuhë civile, e kujdesshme, e matur dhe korrekte shpreh nivelin më të lartë të qytetarisë, demokracisë, vlerave të një shoqërie. Sa më e hidhur të jetë ajo, sa më brutale, denigruese, etiketuese dhe baltosëse të jetë ajo, aq më shumë dalin në pah mangësitë në kulturën politike dhe nivelin e demokracisë.
Krahasime të tilla duken nocione ende të reja për modele zhvillimi si ai shqiptar, ku etja për liri, heqjen e censurës dhe tradita popullore e fletërrufeve ka rrëzuar çdo mur të rregullave morale, ligjore dhe zakonore. Mjafton të analizohen komentet e përditshme në rrjetet e shumta sociale për të krijuar bindjen se shumica fyejnë teknologjinë dhe shansin e përdorimit të saj pozitiv, duke e krijuar imazhin e një bote pa rregulla dhe në anarki.
Individë që kanë njohuri minimale në përdorimin e internetit dhe teknologjisë, që i (keq)përdorin ato për të zënë prita dhe përmbushur shërbime anonime të paguara, - një zakon i njëjtë me mercenarizmin e mesjetës dhe fletërrufe e periudhës komuniste. Individë pa emra të vërtetë, pa argument, pa informacion, pa interes publik, që hyjnë, fyejnë, denigrojnë, baltosin, këdo me mendimet e të cilit nuk janë dakord.
Ata nuk merren me përmbajtjen, nuk lexojnë, nuk gjykojnë por si në luftë, vetëm përdorin të gjithë arsenalin e tyre të sharjeve e fyerjeve ndaj objektivit kundër të cilit paguhen ose shpërblehen. Dallimi është se në luftën reale palët sulmojnë njeri tjetrin, nominalisht, shpesh me fytyrë zbuluar dhe ndofta edhe trup me trup.
Në rrjetet sociale palët fshihen, sulmojnë pa emër, pa fytyrë, pa kursyer familjen e palës tjetër, fëmijët, identitetin tij qytetar, fetar, krahinor, kombëtar apo gjithçka tjetër, - me synimin se fitues është ai që di të shajë e fyejë më shumë, jo ai që di të shkruajë, të mendojë apo të dëshmojë më shumë maturi. Qëllimi është që kur autori të ndodhet përballë breshërish të tilla fyerjesh, - të ndjehet i kërcënuar, të ruhet, të mos shkruajë më, të auto-censurohet, - të gjitha këto tipare të shoqërive mafioze, parademokratike dhe të mbyllura.
Ndjesi të tilla përjetojnë çdo ditë, cilido koleg që shkruan, që merr kurajën të përballet me turmën militante dhe anonime të sharjeve, që injoron presionin dhe beson ende se ka një diferencë fatmirësisht reale midis botës virtuale dhe reale dhe se fjala e thënë është tipar i njerëzve të përgjegjshëm dhe një detyrë qytetare. Fenomene të tilla marrin jetë sidomos në kohë krizash politike dhe fushatash elektorale, përmes logjikës e mjeteve të njëjta, por substancës së ndryshme.
P.sh, palët kryesore politike kanë punësuar prej muajsh 30-40 individë, detyra e të cilëve është komentimi negativ i çdo lajmi, fotoje, deklarate apo qëndrimi që vjen online nga pala kundërshtare politike. Janë të njëjtat sharje, të njëjtat pseudonime, të njëjtat argumente dhe të njëjtat metoda denigrimi që përsëriten e përsëriten çdo ditë, - ndërkohë që në fund të javës, ai që ka arritur të shajë më shumë, pra ta denigrojë më shumë kundërshtarin, - merr shpërblim një telefon të fundit, një laptop, një Ipad, një udhëtim turistik apo një pajisje tjetër moderne turistike!
Përballë kësaj turme “vrasësish me pagesë” nuk ka shpëtim dhe as shanse të forta mbijetese. Ata të baltosin sado i ndershëm të jesh, ata të denigrojnë sado të drejtë të kesh, ata të kërcënojnë sado kurajoz të jesh, ata të shantazhojnë sado imun ndaj logjikës kriminale të jesh!
Ajo çfarë e dallon dukshëm realitetin tonë me modelet e njëjta të vendeve të civilizuara gjendet në raportet midis turmës sharëse dhe elitës politike që udhëheq turmën. P.sh, në Gjermani, Francë, Britani apo SHBA politikanët komunikojnë me njëri tjetrin me një kod sjelljeje, rrallë ka kapërcim të masës, nuk ka etiketime fyese dhe asnjë nuk ia lejon vetes që për arsye politike të hyjë deri tek krevati i tjetrit. Kurse te ne, lumi i sharjeve, denigrimit dhe fyerjeve buron nga vendi i gabuar, nga vendi që duhej të ishte pengesa e parë e tij, nga maja e politikës dhe nga institucionet kryesore politike e ekzekutive.
Në asnjë vend nuk ka më shumë sharje e fyerje sesa në debatet parlamentare, askush nuk e kapërcen sensin e masës sesa kryeministri, asnjë nuk flet me gjuhën baltosëse të rrugës më shumë sesa ministrat në detyrë dhe ata në hije. Si i tillë, sistemi politik shndërrohet në burim baltosje dhe denigrimi, në kërcënim për liritë politike e qytetare, në shantazh për demokracinë dhe në pengesë themelore për kulturën politike.
Nëse deri dje gjuha e ashpër ishte gjuhë anonime, tashmë sistemi abuziv dhe anti-human e preferon madje e sponsorizon atë. Sa më aktiv të jesh, aq më shumë shpërblehesh. Ndaj edhe anonimët dalin gjithnjë e më publikë sidomos në debatet politike, madje janë në garë mes tyre kush e kalon më shumë cakun e lejuar të edukatës, kush gjen sharjen më cinike, kush denigron më shumë dhe kush dëshmon më pak mëshirë ndaj kritikut apo kundërshtarit politik.
Mjafton të lexojmë e gjykojmë komentet e përditshme në rrjetet sociale, ku zyrtarë të lartë të shtetit, ministra, deputetë, zv/ministra, figura ushtarake apo drejtues të policisë, drejtorë apo nëpunës civilë që paguhen me taksat publike, - pa asnjë drojë apo autocensurë, - qëndrojnë në vijën e parë të retorikës denigruese ndaj kritikëve politikë. Gjuha vulgare e tyre vjen si gjuhë e pushtetit, paraqet brendësinë e tij, kulturën e tij dhe kështu, - shpreh nivelin e lartë të degradimit të vlerave të shtetit, pushtetit dhe politikës në Shqipërinë parademokratike.
E njëjta dukuri shfaqet edhe në krahun tjetër, tek alternativa kryesore e pushtetit. Edhe ata përgjigjen me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën formë baltosëse, kërcënuese, denigruese, përjashtuese. Dhe kështu, gjuha e pushtetit dhe gjuha e alternativës së pushtetit, - njësohen si gjuhë rruge, gjuhë turme, gjuhë të njerëzve që nuk njohin rregulla, etikë, edukatë dhe që në një shoqëri normale nuk do të mund të kishin asnjëherë vend në zyrat e shtetit dhe vendimmarrjes politike.
Cila është zgjidhja? Këshilla fetare për durim e lutje që gjërat të vetpërmirësohen? Përgjigjja me logjiken tonë zakonore, plumbi do plumb? Ikja dhe braktisja e turmës denigruese? Qëndresa përballë tyre për ti imponuar kulturë, vetëpërmbajtje? Kolegu Vehbiu fton ti dëbojmë para se të na dëbojnë, të tjerë e shohin si zhvillim normal, të tjerë si nevojë e nxjerrjes së mllefeve.
Zgjidhje ideale nuk ka, por praktike po. P.sh, në parlamentin gjerman, austriak, belg apo britanik ekziston një traditës, sipas të cilës nëse një politikan fyen dikë tjetër, jo vetëm ndëshkohet, por edhe partia e tij distancohet menjëherë prej tij. 70% e partive evropianë kanë kod sjelljeje, që detyron anëtarët e politikanët të jenë korrekt me sjelljen publike, fjalën, etikën e komunikimit etj, si kritere me rëndësi në promovim e karrierë. Në vendet perëndimore ka gjithashtu grupe vëzhguese civile, të cilat çdo rast të etikës së tepruar apo cenuar reagojnë dhe kështu, i detyrojnë politikanët të vetëpërmbahen.
Për të gjithë nëpunësit civil, ushtarakë, policë, etj ekzistojnë gjithashtu kode sjelljeve, të patolerueshme me modelet tona militante që aplikohen prej tyre. Mbi të gjitha vendet e civilizuara kanë kaluar përmes një procesi ndërgjegjësimi, përfshirë ndëshkimi me votë, proces që në Shqipëri kërkon kohë të tjera, për shkak se tek ne, vetë piramida e politikës është burim denigrimi e konflikti.
Gjithsesi gjithmonë ka një herë të parë dhe sa më parë të reagojmë duke refuzuar gjuhën e rrugës, sa më shumë të bashkohemi kundër gjuhës së drunjtë të pushtetit dhe simotrës në hije, sa më kurajoz të jemi për të gjykuar politikat jo nga forca për të mundur palën tjetër, por nga argumentet, programi, cilësitë dhe tiparet e tij qytetare e profesionale, aq më shpejt do të mund të jetësojmë shprehjen e sotme suedeze, e cila ndryshe nga latinët thotë: “gjuha e mirë sjell lajme të mira”! Dhe ne kemi nevojë për lajme të mira!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com