Gjuha e trupit/ Mesazhet e mëdha që transmeton komunikimi joverbal në politikë, Rudina Hajdari: Duhet të performoja në mënyrë perfekte, u mora shumë me veten…

Tiranë- Në botën e politikës çdo detaj merr rëndësi. Përveç gjuhës verbale një rol shumë të rëndësishem luan edhe gjuha jo verbale, siç është  mimika, gjestet apo gjuha e trupit.

Ka elementë të kësaj gjuhe të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo percjelljen e mesazhit.

E ftuar në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv, deputetja e opozitës Rudina Hajdari foli më tepër për profesionin e saj si politikane, përdorimin e gjuhës jo verbale, mimikat dhe zërin e lartë që e ka karakterizuar shpesh herë në seancat në parlament. Ajo u shpreh se gjithçka vjen si pasojë e tensionit që krijohet gjatë komunikimit dhe shpesh herë gjestikulacioni vjen në mënyrë të natyrshme.

Por a bëjnë trajnime dhe kurse politikanët shqiptarë për të komunikuar me publikun jo vetëm me fjalët e tyre, por edhe me gjuhën e trupit?

“Në fillim po, ka qenë një periudhë sidomos fakti që erdha nga një periudhë shumë e gjatë jashtë dhe nuk isha shumë e ambientuar me mënyrën se si jepeshin fjalimet apo edhe emocionet që kisha normalisht të gjitha këto I ndjeja si përgjegjësi dhe peshë të madhe që duhet patjetër të performoja në një mënyrë perfekte dhe kjo e bëri pritshmërinë më të lartë dhe u mora goxha me veten. Pastaj mësohesh dhe kupton që edhe gabimet janë pjesë e jetës edhe nuk besoj se nuk ndikohem aq shumë pra dhe nga kritikat” u shpreh deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

Ndërsa ish-deputetja Floida Kërpaçi e cila është angazhuar prej vitesh në politikë, e pyetur nëse ka diçka që edhe ajo vetë e ka vënë re në sjelljen e saj si politikane, në mënyrën se si komunikon me elektoratin:

“Padiskutim është një zhvillim i vazhdueshëm ndër vite, domethënë ti e gjen veten në fillim që ke shumë emocione mundohesh të kontrollosh dhe të përmirësosh veten, por është një përmirësim I vazhdueshëm, kështu që edhe tek vetja shikoj që ndër vite kam evoluar, kam përparuar sjelljen dhe qasjen time. Pa disktuim që shembujt janë të rëndësishëm, të shikosh të lexosh, të kuptosh dhe besoj se dija nuk ka asnjëherë fund” tha ajo.

Por çfarë e karakterizon atë në komunikimin e saj ?

“Unë mundohem të jem e drejtpërdrejt në politikë, sepse shpeshherë edhe kur takoj të rinjtë por edhe qytetarët u drejtohem gjithmonë dhe u them unë e di se cfarë do të thotë të jesh në vendin tënd, sepse unë e kam nsiur nga të qënit një vajzë e thjeshtë” përfundoi ish-deputetja Floida Kërpaçi.

D.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar