Në botën e politikës çdo detaj merr rëndësi. Përveç gjuhës verbale një rol shumë të rëndësishem luan edhe gjuha jo verbale, siç është mimika, gjestet apo gjuha e trupit.
Ka elementë të kësaj gjuhe të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo percjelljen e mesazhit.
Ish-deputetja Floida Kërpaçi e cila është angazhuar prej vitesh në politikë, e pyetur nëse ka diçka që edhe ajo vetë e ka vënë re në sjelljen e saj si politikane, në mënyrën se si komunikon me elektoratin:
“Padiskutim është një zhvillim i vazhdueshëm ndër vite, domethënë ti e gjen veten në fillim që ke shumë emocione mundohesh të kontrollosh dhe të përmirësosh veten, por është një përmirësim I vazhdueshëm, kështu që edhe tek vetja shikoj që ndër vite kam evoluar, kam përparuar sjelljen dhe qasjen time. Pa disktuim që shembujt janë të rëndësishëm, të shikosh të lexosh, të kuptosh dhe besoj se dija nuk ka asnjëherë fund” tha ajo.
Por çfarë e karakterizon atë në komunikimin e saj si politikane?
“Unë mundohem të jem e drejtpërdrejt në politikë, sepse shpeshherë edhe kur takoj të rinjtë por edhe qytetarët u drejtohem gjithmonë dhe u them unë e di se cfarë do të thotë të jesh në vendin tënd, sepse unë e kam nsiur nga të qënit një vajzë e thjeshtë” përfundoi ish-deputetja Floida Kërpaçi.