Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë e ka festuar duke recituar vargje prej disa prej poetëve më të njohur të Shqipërisë.
Në video shfaqen disa punonjës të ambasadës, por edhe vetë ambasadori Donald Lu, duke recituar disa prej vargjeve të të dashura për shqiptarët.
Gjithashtu, edhe shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka ardhur në vendin tonë për të asistuar reformën në drejtësi, nuk kishte si të mungonte në këtë nismë.
Në fund ambasada amerikane lëshon edhe një sfidë: “A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?”.
Për ata që nuk ia dolën dot që me dëgjimin e parë, bëhet fjalë për:
Andon Zako Çajupi - Mëmëdheu
Ndre Mjeda - Gjuha Shqipe
Asdreni - Sa të dua o Shqipëri
Dhe Naim Frashëri- Gjuha jonë
s.k/Shqiptarja.com
Fantastike ato mizeret tona kan ma hall me vjell noj gja Por shpresojm qe tju vin dita edhe atyne
Përgjigjufaleminderit! Jeni shpresa jone!
Përgjigjujeni te pazevendeshushem qe i doni te miren ketij vendi
Përgjigjujeni te pazevendesushem per kete vende!
Përgjigju