Janë poezi të Pier Paolo Passolini-t dhe Giovanni Pascoli-t, të cilat erdhën në italisht në një mbrëmje të veçantë të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Poezisë. Dy nga emrat më të njohur të letërsisë italiane u përkujtuan së bashku në një aktivitet të organizuar në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës nga Departamenti i Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës.
Përzgjedhja e poezive të Pasolini-t (të përkthyera edhe në shqip, nga një grup studentësh në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian) nuk është e rastësishme, pasi këtë vit shënohet 50-vjetori i ndarjes së tij nga jeta dhe kjo nismë është pjesë e një programi të gjerë kremtimesh, kushtuar këtij intelektuali të madh.
“Në këtë mbrëmje do të flasim për poezinë dhe në veçanti për Passolinin dhe Pascoli-n, dy figura mjaft të lidhura me njëra-tjetrën edhe pse të ndryshme sepse Passolini e shkroi tezën e tij të diplomimit për poezinë e Giovanni Pascoli-t. Passolini është një nga poetët më të rëndësishëm italianë të shekullit XIX dhe Pascoli është një nga figurat kyçe të poetëve italianë të gjysmës së parë të 1900-ës, mbase poeti më interesantë të simbolizmit italian, mbi të gjitha nga pikëpamja e vështrimit gjuhësor.”, - shprehet Alessandro Ruggera, Drejtues i Institutit Italian të Kulturës.
![]()
“2025 është 170 vjetori i lindjes së Giovanni Pascoli-t dhe 50 vjetori i ndarjes nga jeta të Pier Paolo Pasolinit. Gjëja që është mjaft interesnte është që Passolini punoi tezën e tij mbi Paskolin. Ai donte të bënte këtë studim jo thjesht për të bërë një antologji mbi poezinë Paskoliane, por donte të eksperimentonte dhe të shikonte laboratorin e poezisë pascoliane. Ai ndjente alter-egon e Paskolit dhe moralin e poezisë paskoliane, të gjërave të vogla, që ashtu si poetë të tjerë, ishte poezi e gjërave dhe jo e fjalëve. Paskoli ishte një poet i admiruar prej tij dhe më bën përshtypje se si ai zgjedh motivet për të bërë këtë studim.”, - vërejti Irena Lama, docente e Letërsisë Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Studimi i teknikës së poezisë Paskoliane ishte mjaft i rëndësishëm për Pasolinin, i cili erdhi i botuar nën titullin “Antologjia e lirikës Pascoliane”.
Ndërkohë që kremtuan së bashku bukurinë e poezisë dhe lidhjen mes këtyre dy poetëve të mëdhenj, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera bëri me dije se Instituti organizon mjaft nisma të ndryshme: në fushën e kinemasë, artit, letërsisë ndërkohë që Biblioteka ku u organizua aktiviteti për dy poetët, nuk është thjesht një vend ku mund të gjenden libra, por është një vend ku të gjithë të interesuarit mund të shkojnë edhe për të studiuar pasi brenda tij ka një trashëgimi të madhe.
“Portat e Institutit janë të hapura sepse është një hapësirë në dispozicion të gjithë atyre që janë të interesuar për Italinë dhe që dëshirojnë të lexojnë dhe studiojnë letërsi italiane dhe siç e shikoni ka mjaft libra. Ekziston mundësia edhe për të marrë libra nga të gjithë bibliotekat italiane dhe për t’i lexuar edhe revistat italiane online. Mund të vizitoni sajtin e Institutit dhe të gjeni çdo informacion të nevojshëm.”,- theksoi Ruggera.
B.G/I.M/Shqiptarja.com
Komente

