'Shqipja është e rrezikuar', mësuesja e gjuhës: Telenovelat turke po e dëmtojnë më shumë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve Amtare. 21 shkurti na kujton edhe se sa rrezikohet gjuha shqipe, sidomos nga hyrja e shumë fjalëve të huaja. Eralda Bejleri, mësuese e gjuhës shqipe foli për këtë problematikë në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.

Ajo u shpreh se 30-vjeçari i tranzicionit ka degraduar përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. Kjo ka sjellë një rrezik shumë të madh sipas saj dhe kjo ka ardhur edhe prej hapjes së shqiptarëve me botën.

“Ne flasim shqip, por jo të gjithë dimë të flasim shqip. Nga problematika të ndryshme të ndodhura, jo vetëm këto vite por edhe në 30 vite tranzicion në lëvizje të ndryshme gjeografike në lëvizje të ndryshme jashtë vendit, në futjen e gjuhëve të huaja për arsyen e punësimit jashtë. Për këtë arsye kemi arritur në këtë gjendje që jemi sot, që jemi pak në degradim. Është e rrezikuar goxha. Shqiptarët kanë prirje, duke punuar jashtë të mësojnë gjuhë të huaja. Dhe normalisht iu vjen më lirshëm të flasinë në gjuhë të huaj se sa në shqip. Po ashtu dëshira për t’u hapur me botën, për t’u dukur njerëz të emancipuar, njerëz të kulturuar, duke folur në gjuhë të huaj ti e tregon këtë gjë”, tha Bejleri.

Bejleri shton se është injorancë e madhe edhe kur shumë shqiptarë emigrantë të cilët kthehen për pushime në vend përdorin gjuhën italiane kur komunikojnë apo angleze.

“Nëse kemi një nga tre simbolet kombëtare gjuhën dhe nuk i japim atë rëndësi që duhet, normalisht që kush do të repsektojë nëse ti nuk respekton identitetin tënd kombëtar. Duhet pununar drejt promovimit të folurit shqip. Është një injorancë shumë e madhe të dëgjojë teksa vijnë shqiptarë që janë të emigruar jashtë, vijnë të zgjedhin të bëjnë pushimet në Shqipëri dhe i dëgjoj të flasin italisht, të flasin anglisht. Për mua nuk tregon kulturë, nuk tregon emancipim,” shton ajo.

Shkak tjetër, sipas Bejlerit janë edhe filmat të cilat kanë transformuar gjuhën shqipe, sidomos telenovelat turke.

“Duke ndjekur telenovelat turke do të vazhdojmë ta thellojmë këtë gjë. Jo vetëm telenovelat, por dua të them se duke dëgjuar sa më shumë , duke parë telenovela në turqisht ti je duke vjelur fjalë turke. I ke të përhapura në televizione gjithandej. Por harrojmë se për 600 vite i kishim këtu dhe tani i dëgjojmë përmes telenovelave.

Për mua globalizmi nuk duhet futur tek gjuha. Gjuha duhet të jetë e pastër, e paprekur. E kanë vendosur rilindasit, atdhetarët, patriotët që në krye të herës e kanë ngritur këtë alfabet që përdorim,” u shpreh Bejleri.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexhat: 26/02/2024 10:18

    Te nderuar, Gjuha shqipe nuk humbet nga turqit por nga shqiptaret, qe perdorin anglishten, italishten, greqishten me krenari. Restoranet ne jug te SHQIPERISE te shurdhojne veshet me muzike greke, banoret mendojne si greket etj. Disa shqiptare jane turkofobe dhe nuk shohin jashte kesaj sfere. Eshte mjerim njerezor, intelektual dhe kulturor futja e urrejtjes kunder turqve dhe muslimaneve.

    Përgjigju
  • Ines: 21/02/2024 19:41

    Ua po kjo sapo u kthy Rama nga Erdogani na shan turkcen??? Do gjesh belane o zysh, do te akuzojne per guleniste...

    Përgjigju
  • Shamikuqja: 21/02/2024 18:54

    O Bejleri..,është një shprehje,” çfar thotë e don goja tregon boja”..Dukesh si ato postrat e telenovelave turke,o lum miku..! Them që ne kemi rënë këtu ku kemi rënë,vetëm se kudo n’a mësojnë ca “të ditura” si ju,që thoni atë që duhet thënë e njerzit pëlqejnë të degjojnë,por nga ana tjetër veprat flasin ndyshe. Shkurt që të mos e zgjas,ti vet ,je në formë komplet një ‘telenovelë turke’,kështuqë nuk ia vlen të dëgjoj se çfar ti mendon,për të kuptuar përmbajtjen,kur të shoh se çfar ke bërë me vehten.

    Përgjigju
    • Doktori: 22/02/2024 10:07

      E nderuar mësuese hidhi një sy fjalorit të gjuhës shqipe për të bërë dallimin "problematikë" nga "problem". Po për "degradim" a ka ndonjë fjalë shqip?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi