Gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, miratohet në fletoren zyrtare marrëveshja me Turqinë, atje do të mësohet gjuha shqipe

Gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, miratohet në fletoren zyrtare marrëveshja me Turqinë, atje do të mësohet gjuha shqipe

Evis Kushi dhe ministri turk i arsimit

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon të rrisë bashkëpunimin, midis institucioneve përkatëse të të dy palëve, në fushën e arsimit, mbi bazën e barazisë dhe respektit  reciprok, në përputhje me legjislacionet kombëtare të palëve dhe legjislacionin ndërkombëtar.

Marrëveshja është nënshkruar mes ministers së Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministrit turk të Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk më 6 janar në Ankara në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe turqisht) e publikuar tashmë në fletoren zyrtare.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët  do të  inkurajojnë  mësimdhënien  dhe nxënien  e  gjuhës  zyrtare  të  palës  tjetër,  si  dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

“Pala  shqiptare  synon  të  kryejë  një  vlerësim për  kërkesat,  për  të  mësuar  gjuhën  turke  si  një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke” përcaktohet në marrëveshje.

Në funksion të kësaj marrëveshje do të ngrihet një Grup Pune i Përbashkët Arsimor. Palët do të krijojnë një Grup Pune të Përbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit  periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.

Grupi  i  Punës  i  Përbashkët  i  Arsimit  do  të bashkëkryesohet  nga  ministrat  e  arsimit  të  palëve ose  zyrtarë  të  lartë  të  autorizuar.  Përfaqësuesit  e institucioneve  përkatëse do të  takohen  një  herë në dy vjet ose nëse është e nevojshme, me kërkesë të njërës prej palëve, ose në Turqi ose në Shqipëri.

Kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi për njëperiudhë  5-vjeçare  (pesëvjeçare). Kjo marrëveshje do  të zgjatet pas miratimit nga palët, përmes rrugëve  diplomatike,  për një periudhë  3-vjeçare (trevjeçare).

“Vazhdimi  i  aktiviteteve  dhe  projekteve  në vazhdim  ose  të  nisura,  pas  përfundimit  të  kësaj marrëveshjeje,  do  të  konsiderohen  rast  pas  rasti para përfundimit të kësaj marrëveshjeje” përcaktohet në dispozitën tranzitore të marrëveshjes së nënshkruar nga ministrat e Arsimit me 6 janar në Ankara.

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes parashikon dhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe gjuhës shqipe në shkollat turke. “Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor”.

Në marrëveshje thuhet se “pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke”.

Po kështu pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 06/03/2021 09:00

    Qe ta plotesoni mire vini edhe gjuhen ruse aleatit te ngushte te Turqise.

    Përgjigju
  • Eduart: 05/03/2021 20:57

    Po ne Gjysmen e gjuhes turke e dijme nga nena dhe babai, nga shoket ne lagje e ne jete. Edhe nje dore te madhe i dhane tashme edhe Telenovelat turke. Nuk eshte me gjuhe e huaj turqishtja. Jane fjale thelbesore ne gjuhen shqipe qe po ti heqesh nuk i zevendeson dot. Vete fjala (JO) apo folja (Eshte) jane te dyja me prejardhje nga Osmanishtja. E sa mijera fjale te tjera i kemi dhe nuk e dijme qe i kemi.

    Përgjigju
  • Iris: 05/03/2021 03:09

    Tani e ndritet! Me kujtohet, kur isha ne UT,na vune te studionim me zgjedhje gjuhet ballkanike,ose statistike.Ne fillim asnje nuk donte te shkonte,sepse te gjithe donin anglisht,gjermanisht.Me ne fund na erdhi dekani i fakultetit e na bertiti dhe na detyroi te futeshim ne keto kurse.Nje vajze hyri ne statistike,kurse ne te tjeret u futem ne greqisht,shkuam 2-3 here,pastaj nuk vajtem me se na u duk gje koti dhe humbje kohe.Edhe turqishtja kete fat do te kete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja