Kryeministri i Malit të Zi, ka reaguar për herë të parë pasi presidenti, Milo Gjukanoviç shpërndau parlamentin malazez për shkak se nuk u arrit formimi i shumicës qeveritare. Ai tha se e vetmja gjë që i interesonte Gjukanoviç-it është mbrojtja e klanit, ‘kavaç’.
“Edhe sikur të mos ketë qeveri, askush nuk mund t’i shkatërrojë provat dhe falënderoj Zotin që është subjekt i Europolit”, tha ai pas seancës së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.
![]()
Ai tha se qeveria ka shumë punë për të bërë në të gjitha segmentet dhe se këto rezultate do të mbeten për aq kohë sa të zgjasë kjo qeveri.
“Presidenti i shtetit ka miratuar dje Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit… Ai nuk i referohet Ligjit për Presidentin, thotë neni i Kushtetutës dhe bën marrëzira juridike”, tha ai.
Abazoviç u bëri thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit, shkruajnë mediat malazeze.
Ai ka vlerësuar se dekreti i Gjukanoviçit nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u ka bërë thirrje gjyqtarëve të asaj gjykate që të “zgjohen”, duke shtuar se presidenti malazez ishte shtyrë për ta marrë këtë vendim.
Komente


Ti Dritanoviç je vllau i pështirë i Vucicit fashist njashtu si vet Edvin shkjau shqipfolës
Përgjigju