Gjurmët e ADN-së do të zbulojnë edhe pamjen

Gjurmët e ADN-së do të zbulojnë edhe pamjen

Në mënyrë që të kapë më shpejt edhe doras të panjohur , policia në të ardhmen do të jetë në gjendje të përdorë gjurmët e ADN-së për të përcaktuar ngjyrën e lëkurës, syve dhe flokëve, si dhe moshën. Rezultatet janë në thelb të përshtatshme për të çuar përpara hetimin, thuhet në një projektligj të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin modernizohen procedurat penale.

Deri tani lejohej të përcaktohej vetëm gjinia. Ose që përmes një krahasimi të ADN-së, për shembull, të pikave të gjakut, të verifikohej nëse i dyshuari ishte tashmë i regjistruar nga policia.

DNA-Test (Getty Images/AFP/J. Eisele)

Ndërhyrje në të drejtat personale

Testet e planifikuara të zgjeruara tani të ADN-së vërtet përfaqësojnë një ndërhyrje në të drejtat personale, i tha ARD-së një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë të Gjermanisë. Sidoqoftë, ndërhyrja nuk i kalon kufijtë, sepse tiparet e jashtme regjistrohen dhe analizohen që tani, për shembull, në rastet e dëshmive të dëshmitarëve.

Edhe më tej nuk është e lejueshme që të përcaktohet përmes analizës së ADN-së origjina e një të dyshuari. Me këtë synohet të ndalohet diskriminimi i një grupi të caktuar njerëzish ose pakicash, tha zëdhënësja. /DW/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh