Sot në ditën e mësuesit, edhe në programacionet televizive, kjo ditë u dedikohet atyre që lënë shenjë të rëndësishme në formimin tonë si edukativ, por edhe njerëzor. Mësuesi është një prind i dytë dhe figura e tyre gjithmonë duhet të jetë në nivelet më të larta. Edhe gjyshërit e Ledri Vulës kanë qenë arsmitarë dhe ia kanë dedikuar jetën e tyre mësimdhënies. Të ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ata kanë folur edhe për marrëdhënien e tyre me reperin. Gjyshja e mbante veten sigurisht më të lidhur me nipin, për shkak edhe të gatimeve super të shijshme që përgatiste për të.
Mirëpo, Ledri ka marrë shumë nga të dy gjyshërit: Nga nëna ka mësuar të bëjë hartime dhe sot ai është i aftë t’i bëjë vetë tekstet e këngëve, ndërsa nga gjyshi ka marrë dashurinë për sportin. Me pak fjalë gjyshërit e tij i kanë dhënë jo vetëm dashuri, por edhe dije. Ledri, siç tregon edhe gjyshi, ka qenë një student shumë i mirë, me 10-ta, mirëpo një fakultet e ka braktisur për 3 provime.
“Ledri e la një fakultet, nuk e kreu, për 3 provime. U regjistrua në fakultetin tjetër për regji dhe e mbaroi me 10-ta”,-u shpreh gjyshi.
Gjithsesi, e rëndësishme është që Ledri ka mbaruar regjinë me nota të shkëlqyera. Ai i ka surprizuar gjyshërit në studio me një video-mesazh, ku ia ka shprehur gjithë dashurinë që ka për të dy.
Komente

