TIRANË - Dilemës nëse deputetët e përjashtuar, do të shkojnë në Komisionet parlamentare pasi ata vendosën të kthehen në karriget e tyre për të diskutuar projekt-buxhetin për vitin 2025, nuk i dha fund as Kuvendi dhe as opozita, por gjykata.
Me një vendim surprizë, ajo pranoi pjesërisht padinë e bërë nga deputetët e përjashtuar të opozitës, padi e dërguar në 18 tetor dhe larg syrit mediatik.
Gjykata Administrative vendosi të ulë në 10 ditë, përjashtimet 60 ditore për Flamur Nokën, Gazment Bardhin e Bledion Nallbatin dhe 5 ditë përjashtimet 40 ditore për më shumë se 20 deputetë të tjerë të opozitës.
Sipas arsyetimit të saj, duke qenë se vendimi për të përjashtuar deputetët e opozitës është marrë nga Sekretariati i Etikës më 2 tetor, dënimi për ta quhet i përfunduar dhe mund të kthehen menjëherë në Kuvend.
Ky vendim u lexua si provë e një beteje të drejtë e opozitës nga Gazment Bardhi.
‘Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës. Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, është i denjë vetëm për regjimet autoritare’, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.
Deputetët e opozitës ishin përjashtuar pas seancës plenare të 30 shtatorit pasi dogjën karriget në oborrin e parlamentit.
Deputetët e përjashtuar që pritet të kthehen në Kuvend:
1- Gazment Bardhi
2- Flamur Noka
3- Bledion Nallbati
4- Edi Paloka
5- Saimir Korreshi
6- Lefter Gështenja
7- Luan Baçi
8- Dashnor Sula
9- Agron Gjekmarkaj
10- Dhurata Çupi
11- Xhelal Mziu
12- Ina Zhupa
13- Zheni Gjergji
14- Helidon Bushati
15- Lindita Metaliaj
16- Ramadan Likaj
17- Asllan Dogjani
18- Qani Xhafa
19- Flamur Hoxha
20- Isuf Çelaj
21- Kastriot Piroli
22- Lodovik Hasani
23- Kasem Mahmutaj
24- Edmond Spaho
Ndërkohë kërkesë-padia në gjykatë u dorëzua nga 22 deputetë të PD-së të përfaqësuar nga avokati Marash Logu.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kërkesë padia e PD
Vendimi i gjykates
Deputeti demokrati Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga seancat plenare mes tyre dhe Bardhin.
Për Bardhin, ky vendim është e drejta e betejës së deputetëve të përjashtuar për të kthyer kushtetueshmërinë në Kuvend.
Ai dënon edhe një herë rrethimin e Kuvendit me gardhin metalik dhe me Gardën e Republikës për të mos lejuar hyrjen e deputetëve. Sipas tij ata 24 deputetë u përjashtuan pa ligj dhe u penguan pa ligj nga forcat e sigurisë.
'Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.
Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.
Ne presim me padurim që ti vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.
Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale.
Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!'
Tani fillon rikthimi opozites reale e cila ashtu si Trump pati presion nga pushteti ! Nuk eshte qudi Brenda 3 muajve bie qeveria e Scholz , dhe Macron pasi Jane konsumuar ; ne Shqipëri fryn era e ndryshimit , deputeti duhet te Kete imunitet me kushtetute , nuk minohet demokracia! Populli shqiptar ne EU !
Përgjigju