Gjykata:Arrest me burg për 
ushtarakët e kapur me 96 kg C4 

Gjykata:Arrest me burg për <br />ushtarakët e kapur me 96 kg C4 
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për 4 ushtarakët e akuzuar se kanë vjedhur 96 kg C4 nga depot ushtarake me qëllim që ta shisnin.

Gjykata ka vendosur sot paradite masën e sigurisë burg pa afat për Pëllumb Dacin dhe Emild Takun. Ndërsa dy të akuzuarve të tjerë, Ilir Dhimos dhe Artur Çelos, masa e arrestit u është komunikuar gjatë pasdites.

Katër të akuzuarit shërbenin në Forcat e Armatosura.

Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit. Ilir Dhimo, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjesimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapter ndërsa Pëllumb Daci, major.

Katër të arrestuarit për mbajtje dhe tregtim të eksplozivëve plastik, kundërshtojnë akuzat e tregtimit për mina me telekomandë. Ata pretendojnë se eksplozivin e përdornin për t’ia shitur pronarëve të guroreve në vend. I dyshuari Ilir Dhimo njëherazi ushtarak xhenier i Forcave të Armatosura ka pranuar të rrëfej për sasinë e lëndëve eksplozive të gjetur në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se eksplozivin plastik e siguronin në repartet ushtarake dhe më pas i shisnin me çmime të ndryshme tregtarëve të gurorëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës