Pas tetë seancave Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë fund procesit të Klement Balilit duke e dënuar atë me 10 vite burg. Vendimi për Balilin u lexua nga kryesusja e trupës gjykuese, Flora Hajredinaj, në një sallë të tejmbushur me familjarë të Balilit dhe vetë atij
Prokuroria kërkoi 18 vite, gjykata vendosi 15, por duke qenë se u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, u ul 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Seanca zgjati pesë orë ndërsa vendimi u prit në qetësi dhe heshtje nga familja dhe vetë i akuzuari. I cilësuari Eskobari i Ballkanit, Balili akuzohet për rastin e trafikimit të 700 kg kanabis në Greqi. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Akuza është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të cilët deklaruan se prokuroria nuk arrin të faktojë se personi i përgjuar është 47-vjeçari. Megjithatë, prokuroria kërkoi shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg; deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg; deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në bashkim të dënimeve për Balilin u kërkuan në total 18 vite burgim, ndërsa gjykata vendosi sot 15 vite dënim, i cili u ul në 10 për shkak të uljes së 1/3, pasi u aplikua gjykimi i shkurtuar. Balili do të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.
Balili prej 15 Janarit 2019 qëndron në qeli pas vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit aty ku kushti i tij i vetëm ishte të gjykohej nga drejtësia shqiptare duke shmangur në këtë mënyrë ekstradimin.
Gjatë seancës së sotme e cila zgjati për afro 5 orë deri në vendimmarrjen avokati i Balilit, Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi me argumentin se përgjimet me termat Keli, Mikeli nuk kishin asnjë provë që lidhnin direkt Klement Balilin.
Edhe vetë Balili kërkoi pafajësi, por kërkesa e tij u refuzua dhe ai nga sot është i dënuar nga shkalla e parë me 10 vite.
Ky vendim do të ankimohet nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve aty ku sërish do të kërkohet pafajësia.
Nga media greke Balili u cilësua si “Escobari” Ballkanit ndërsa rasti i kapjes së drogës si pjesë e këtij trafiku i përket afro 700 kg të kapur në ishullin Zakynthos në vitin 2017.
Si pjesë e këtij grupi u prangosën edhe disa persona të tjerë mes tyre ende të dënuar nga drejtësia shqiptare.
Për Balilin u përfshi në hetime edhe zyra e DEA-s në Athinë ndërsa prej më shumë se dy vitesh ai qëndroi në arrati duke bërë që 4 operacione policie për arrestimin e tij të dështonin.
Zere se nuk e denuan fare. Nese do i beje 10 vite plota brenda atehere ok, por sistemi ka per ta nxjerre.
PërgjigjuMe 700 kg te dokumentuar dhe qindra te padokumentuara dhe une i bej 5 vite burg sepse mos harroni apelin qe ja ul disa vite, pastaj nje leter nga bashkia qe i gjen pune si roje , sjellja e tij shembullore etj etj dhe balili mot ben plazh ne sarande me syze dielli dhe kapele republike. Te dhjefsha sistemin dhe mjere fukarenjte dhe te pambrojturit. Rrofte aleanca LSI + PS. Si dhe ministrat dhe deputetet pervers me dashnoret e tyre
PërgjigjuKu jane larot e PD-LSI sot? Asnje koment per Balilin? Po Ambasada e SHBA-se pse nuk e pershendet denimin e tij? Apo shume zhurme per asgje?!
Përgjigju