Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 2 vjet heqje lirie për Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe nga 6 muaj heqje lirie për dy të pandehurit e tjerë, Alti Hoti dhe Bujar Loshi.
Gjatë seancës të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, trupi gjykues i udhëhequr nga Besnik Hoxha, lexoi përfundimet e saj, ku theksohej se Kryebashkiaku i Kamzës, Mziu është gjetur fajtor për veprën penale "Shkelje të barazisë në tenderë" dhe "shpërdorim detyre", teksa dy të pandehurit e tjerë, pecialistët e Bashkisë Kamëz, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për "shpërdorim detyre".
Gjykatesi Besnik Hoxha
Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për kryebashkiakun Mziu, ndërsa pas shqyrtimit të provave gjykata ka vendosur të dënojë me 2 vite burg atë. Sipas pretencës së Prokurorisë Xhelal Mziu nuk ka zbatur vendimet gjyqësore lidhur me vendosjen e taksave të padrejta." Sipas Prokurorit të çështjes, "taksat vendore ndryshonin sipas dëshirës së Xhelal Mziut ku një herë uleshin një herë ngriheshin."
Sipas gjykatës, tre të pandehurit kanë kryer vepër penale me dashje duke bllokuar padrejtësisht llogaritë bankare të shoqërisë "Alba Via". Avokatët kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin teksa nga ana politike ky vendin do të ndikojë në zgjedhjet e selisë blu, pasi Mziu ishte rikandiduar nga Partia Demokratike për postin e kryebashkiakut të Kamzës ./atsh/
/Shqiptarja.com