Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi I Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie. Kjo ka shkaktuar tension në gjyq, ku policia ka bërë shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkesi. Aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkesi, vëllai dhe kunata.

Dinamika e ngjarjes

Hoxha është shpallur fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkesi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Pak pas mesnate (18 prill), dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.