Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin serial, Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin serial, Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë

Julian Sinanaj në gjykatë

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn, vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Dënimi me 30 vite burg për Sinanajn u dha në mars të vitit 2017 nga ish-Apeli për krime të rënda dhe ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.

Ndërkohë për Andon Mëhillajn , gjykata e Lartë pushoi çështjen ku ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.

Vendimi i gjykatës së Lartë

Sinanaj i përket të ashtuquajturës “Banda e Tritolit” në Vlorë si dhe autor i vrasjes së Sokol Veizit, Julian Metushajt, Agron Çelës, tritoli në banesën e Ardian Kollozit ish kreut të PD-së në Vlorë, tritoli në automjetin e ish perfektit Besnik Dervishi dhe vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit P.B.

Në fakt është vetë ai i cili ka ndihmuar prokurorët për këto vrasje, një lëvizje e cila e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm. Ai u dënua me 35 vite burg në vitin 2016 ndërkohë që Sinanaj u prangos në fillim të vitit 2014 i cili pasi kishte marrë një banesë me qira po përgatiste vrasjen e biznesmenit P.B.

Për kryerjen e vrasjeve, Julian Sinanaj ishte i stërvitur mirë në Greqi. Ai paguhej me shuma të mëdha parash, çka dëshmohet dhe nga jeta e luksit që ai bënte. “Pjesën më të madhe të parave që merrja nga vrasjet ia dërgoja familjes në Greqi, ndërkohë që pjesën tjetër e mbaja për vehte, duke e përdorur për kazino, femra dhe udhëtime jashtë shtetit”.

Kështu është shprehur Julian Sinanaj, i penduari drejtësisë kur është pyetur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, se çfarë i bënte lekët që u merrte Marjon Mitros dhe dy kushërinjve Mëhillaj. Në dëshminë e tij, Sinanaj ka rrëfyer se një pjesë të lekëve e ka përdorur për t'i plotësuar dëshirat vetes, ku kryesisht luante kazino, shkonte me femra si dhe kryente udhëtime jashtë shtetit. Sipas Sinanajt, një pjesë të parave i përdorte edhe për blerjen e armatimit dhe tritolit, me të cilat e furnizonte gjithmonë i penduari tjetër Ndriçim Gjokona.

Sipas Sinanaj, herë pas here shoqërohej me femra në mënyrë që të mos binte në sy të policisë, por edhe të personave që ai kishte piketuar për të vrarë. Nëpërmjet shoqërisë së femrave ai “maskohej”, nga ku me aparatin fotografik kryente dhe fotot e biznesmenëve të ndryshëm. Sipas tij, ka pasur raste kur ulej shumë afër njerëzve që do i vrite në lokale dhe restorante të ndryshme, duke i dëgjuar dhe rreth bisedave që ata bënin në tavolinë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • K.Musta: 18/03/2023 00:31

    Po te ishte deshmintare ky legeni do kish mare 10 vite jo 35 po prekurori leshi futa se ne nje vend do dali nuk futen banden e faqedjegurit ti arestonin dhe futen keta budallenjt se nuk ua mbante policis

    Përgjigju
    • Erik: 18/03/2023 09:36

      10 vjet me 5 vrasje mbi supe?! Po ben shaka? Duheshin 5 burgime perjete po mos te rrefehej, i kane dhene mundesi te shijoje lirine ne pleqeri nese ia del dot. Po ata te tjeret qe porositen vrasjet sa pak i kane denuar, ate thuaj. Besoj se kane dal nga burgu tani.

  • Doqa: 17/03/2023 23:26

    Po grupi hakmarja kishin gjithe shtetin kundra e dolen te pa fajshem kurse budallenjve ja u futen se bandat e verteta ishin te lidhura se i kane njerzit tek krimet e renda dhe si kapen e kapen keta toroqellotajt tja u fusim ketyre

    Përgjigju
  • Agroni: 17/03/2023 22:54

    Po budallenjt e hane gjithe mon kush do ta haj se kriminelat gjyqtare e prekuroret e plepave jane perjashta u howen nga detyra e miljardera dhe behen dhe bizesmena bravo shtete

    Përgjigju
  • tani: 17/03/2023 22:25

    PSE KEMI kete shtet keshtu,,,si mund te rrijne njerezit ne kete vend te mbushur me kriminele....

    Përgjigju
  • Lani: 17/03/2023 21:53

    Po vetem ky ishte budalla e i semure mendore vetem vrases sishte ja u futen si te tjerve

    Përgjigju
  • Latif: 17/03/2023 18:49

    Ky nuk ishte vrases serial por me pagese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?