Gjykata e Lartë rrëzon gardistin e familjes Berisha kundër vëllait të dëshmorit të 21 janarit

Gjykata e Lartë rrëzon gardistin e familjes Berisha kundër vëllait të dëshmorit të 21 janarit

Foto nga homazhet për 21 janarin

TIRANË- Vëllai i një prej 4 viktimave të 21 janarit 2011, HIlmi Deda ka fituar përballjen ligjore me gardistin e Berishës Fatos Skeja në Gjykatën e Lartë.

Hilmi Deda në vitin 2013 u akuzua për prishje imazhi nga gardisti Fatos Skeja.

Shkak u bë fakti se ai bëri publik një takim mes tij dhe Skejës, duke thënë se gardisti i kishte kërkuar të priste në shtëpi Sali Berishën, duke i ofruar një shumë parash dhe emrin e njeriut që sipas tij ka shtënë mbi Hekuran Dedën.

Përballja ligjore mes palëve ka zgjatur 10 vite.

Në shkallën e parë gjyqi u fitua nga gardisti, i cili kërkoi nga Deda të përgënjeshtronte deklaratën, por pas ankimimit të vendimit, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në shkallën e parë.

Pas kësaj, gardisti ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar Apelin, çka nuk u pranua, si e pabazuar në ligj. Për rrjedhojë, çështja do të shqyrtohet në shkallën e parë.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë
II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

12. Në Gjykatën e Lartë në datë 11.04.2014 është regjistruar çështja nr. 11118-01285-00-2014 regj. them, që iu përket palëve: paditës Fatos Skeja dhe te paditur Hilmi Deda, me objekt: “Detyrimin e të paditurit të më shpërblejë për dëmin e shkaktuar në shumën 2.000.000 lekë. Detyrimin e të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim të intervistës së dhënë në Vizion Plus, në këtë televizion dhe në tre nga gazetat me shpërndarjen më të madhe në vend”.
13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, nuk përmbajnë asnjërin nga rastet e parashikuara në ligj, prandaj si i tillë ato nuk duhet të pranohen.
14. Nga shqyrtimi i çështjes në dhomën e këshillimit rezulton se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, janë bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikohen në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, pasi gjykatat më të ulëta e kanë respektuar ligjin material, duke e interpretuar dhe zbatuar drejtë atë. Vendimet e tyre nuk janë në kundërshtim me ndonjë vendim të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
15. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në dhomën e këshillimit, Kolegji arrin në konkluzionin se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja janë të pabazuar në ligj, prandaj si rrjedhojë ato nuk duhet të pranohen.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala paditëse Fatos Skeja, ndaj vendimit nr. 335, datë 11.02.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 08.11.2022

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!