Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja

Etleda Çiftja

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiften duke rrëzuar rekursin e SPAK. Çiftja fitoi pafajësinë në të dyja gjykatat, në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Spak në GjKKO kërkoi dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në  shërbim prove për dy vjet.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Por si GJKKO dhe Apeli e rrezuan spak duke e shpallur të pafajshme komisioneren e vetingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor