Stresi heq dorë nga ankimimi i masës në Apel: S'kam besim tek drejtësia, dua të qëndroj në burg

Stresi heq dorë nga ankimimi i masës në Apel: S'kam besim tek drejtësia, dua të qëndroj në burg

Stresi para Gjykatës

TIRANË- Ditën e sotme në orën 9:45, në Gjykatën e Apelit do të vendosej mbi lënien në fuqi ose jo të masës “arrest me burg” për reperin e njohur Stresi. Por pak çaste para nisjes së seancës, Stresi ka tërhequr kërkesën e tij duke u shprehur se nuk ka besim tek drejtësia.

Tërheq kërkesën për apel. Nuk kam besim tek drejtësia. Dua të qëndroj në burg.

Stresi 

Reperi i njohur u arresua nga policia me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Stresi ishte prej 1 viti në përgjim.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup. Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tonin: 29/10/2018 16:10

    ok, bej 20 vite burg pastaj mer statusin e te persekutuarit

    Përgjigju
  • Chi chi: 29/10/2018 12:31

    HAHAHAHH hahhahahhhaHAHHAHAHHH “skam besim te drejtesia “ HAHAHHAHAHHHAHA Po re Toç po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës