Gjykata e Tiranës i bllokon
Rezart Taçit 4.4 milionë USD

Gjykata e Tiranës i bllokon<br />Rezart Taçit 4.4 milionë USD
TIRANE - Telashe të reja për biznesmenin Rezart Taçi. Manjati shqiptar i naftës, i cili u përpoq pa sukses të blinte 100% Albpetrolin nga shteti për 850 milionë euro, rezulton se nuk ka paguar detyrimet ndaj bankës Intesa Sanpaolo për një kredi shumë herë më të vogël në vlerë, të marrë më 13 shkurt të vitit 2010 nga kompania “Taçi Oil Interational Trading&Supply Company”, sh.a.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, pasi banka kishte rënë dakord t’i japë kredimarrësit një kredi në shumën 4.4 milionë dollarë amerikanë, për ta përdorur për kapital qarkullues, por, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të saj për të patur një marrëdhënie kontraktore korrekte, kredimarrësi nuk u është përmbajtur detyrimeve të parashikuara në kontratën e kredisë bankare.

Ai rezulton të jetë në vonesë prej disa kohësh për shlyerjen e kësaj kredie dhe nuk ka patur asnjë reagim, edhe pas kontakteve nga ana e kredidhënësit.

Në këto kushte, gjykata, vlerësoi se kërkesa e bankës përbën “titull ekzekutiv” dhe, si e tillë, duhet pranuar për pjesën e pashlyer të kontratës, pikërisht në masën 4 milionë e 400 mijë dollarë.

Gjyqtari Agron Zhukri ka vendosur të ngarkojë Zyrën e Përmbarimit që të kryejë veprimet e ekzekutimit, të cilat mund të fillojnë, sipas ligjit, nga bllokimi i llogarive bankare, e deri te sekuestro të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të kompanisë ose pronarit të saj.

ÇMIMET

Prej pak javësh, benzina dhe nafta në pikat e shitjes me pakicë me logon e Taçi Oil kushton rreth 5 lekë për litër më shtrenjtë se ajo e dy konkurrentëve kryesorë në treg. Kjo kompani, deri tani, ka ndjekur një politikë të kundërt.

Politika kryesore që ndoqi për të arritur kreun në tregun e pakicës ishte ajo e ofrimit të çmimeve më të ulëta se konkurrentët kryesorë, si dhe duke zgjeruar rrjetin e pakicës, përmes blerjes dhe kryesisht marrjes me qira të pikave të shitjeve të kompanive të tjera më të dobëta. Edhe ky është një tregues se kompania po has në probleme financiare.


Faksimile e vendimit të Gjykatës për bllokimin e llogarisë së Taçi Oil me logo
(Në foto faksimile e vendimit të Gjykatës për bllokimin e llogarisë së "Taçi Oil")


Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë