Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Keti Banushi e cila informon se pezullimi i tij është bërë para disa ditësh.

Po ashtu bëhet me dije se Gjykata me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.

Sipas informacioneve biznesmeni ka marrë një leje punimesh (jo leje ndërtimi) për barrierë provizore tek mbikalimi i Saukut në Unaze të Re dhe ka bërë një mur betoni rreth 120 m dhe 4 m të lartë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet.

____________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajm në përditësim...