Gjykatat njohin mandatin e kryebashkiakut të Sarandës e 5 të tjerëve, në pritje Finiqi

Gjykatat njohin mandatin e kryebashkiakut të Sarandës e 5 të tjerëve, në pritje Finiqi

Gjykata e Sarandës dhe ajo e Vlorës kanë njohur ditën e sotme mandatet e kryebashkiakëve të Himarës dhe asaj të Konispolit.

Ditën e sotme u njohën mandati i Jorgo Goros si kryebashkiak i Himarës dhe ai i Shuaip Beqirit i kryebashkiak i Konispolit.

Po kështu Gjykata e Sarandës më vonë ka njohur edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma si dhe atë të Delvinës Majlinda Qilimi.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço Gjykata e Sarandë ka shtyrë vendimarrjen për ditën e martë. Shkak për këtë është bërë ankesa e Leonidha Hristos në Kolegjin Zgjodhor. Pasi të shprehet kolegji atëherë pritet që gjykata e Sarandës të njohë edhe mandatin e Kristaq Kiços.

Po ashtu në Berat gjykata e këtij qarku ka konfirmuar mandatin e kryetarit të bashkisë Skrapar, Adriatik Mema dhe mandatin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!