Votim kolektiv në Finiq/ Leonidha Hristo ankesë në Kolegj, Gjykata e Sarandës shtyn konfirmimin e Kristo Kiços

Votim kolektiv në Finiq/ Leonidha Hristo ankesë në Kolegj, Gjykata e Sarandës shtyn konfirmimin e Kristo Kiços

Leonidha Hristo i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidoi si i pavarur për bashkinë e Finiqit ka depozituar një ankesë në Kolegjin Zgjedhor ku sipas tij pretendon se ditën e zgjedhjeve ka patur votim kolektiv. Leonidha Hristo kishte përball kandidatin e partisë minoritare greke “MEGA” (aleat me PS) Kristo Kiço, ku ky i fundit fitoi zgjedhjet duke marrë 41 % të votave.  

Nga pretendimet e Hristos thuhet se votat në Finiq kanë qenë kolektive, por kjo gjë ka ardhur për shkak të moshës së thyer të votuesve të cilët duan ndihmë.

Së fundmi për shkak të kësaj ankese të depozituar në Kolegjin Zgjedhor, Gjykata e Sarandës ka shtyrë për të martën konfirmimin në detyrë si kryetar të bashkisë së Finiqit, Kristo Kiçon. Kjo vjen pasi së pari duhet të shprehet Kolegji Zgjedhor dhe më pas Gjykata e Sarandës miraton mandatin e Kiços.

Bashkia e Finiqit ishte e vetmja bashki që u fitua nga një parti tjetër përball PS e cila mori 60 bashkitë e tjera në zgjedhjet e 30 qershorit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!