TIRANE- Biznesmeni i Fierit Arben Gropa, alias Vangjel Zijaj, i dënuar me 32.6 vite burg do të ekstradohet në Itali. Vendimi për t’u ekstraduar është marrë disa ditë më parë nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur t’i thotë “Po” ekstradimit të biznesmenit Gropa. Ky i fundit njihet në Fier si pronari i tavernës “Pelikani”, që ndodhet në hyrje të qytetit të Fierit. Avokati mbrojtës i Arben Gropës, i ka kërkuar gjykatës rrëzimin e kërkesës së prokurorisë dhe mos ekstradimin e klientit të tij, pasi biznesmeni ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe qëndrimi në burg do të sjellë përkeqësimin e shëndetit të tij, duke i rrezikuar dhe jetën.
Por ky argument nuk është pranuar nga gjykata, e cila vendosi ta ekstradojë drejt Italisë biznesmenin e dënuar për trafik droge. Momentalisht Gropa ndodhet me masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi”, masë kjo që është dhënë në 20 shkurt të këtij viti, nga treshja e gjyqtarëve Alma Liçaj, Gjinovefa Gaba dhe Skënder Damini.
Apelimi në Vlorë
Duke mos qënë dakort me vendimin e gjykatës së Fierit, biznesmeni Arben Gropa, do t’i drejtohet gjykatës së Apelit Vlorë, ku kërkon rrëzimin e ekstradimit në Itali. Nga burime pranë gjykatës së Vlorës, mësohet se kërkesa e Gropës, ende nuk ka mbërritur dhe se për këtë çështje nuk ka një short konkret në gjykatë. Sipas pretendimeve të biznesmenit Arben Gropa, në vitin 2002,(pra dymbëdhjetë vjet më parë), ka kryer një ndërhyrje mjekësore (Cavernoma malformacion arterio-venoz, diagnostikuar me një epilepsy të gjeneralizuar, e cila për nga lloji, është cilësuar si një gjëndje e rënduar shëndetësore e këtij personi. Pritet që në ditët në vijim, Apeli të vendosë pro ose jo ekstradimit të biznesmenit të dënuar për trafik droge.
300 milion lireta
Gjykatat italiane kanë dhënë tre vendime penale në ngarkim të shtetasit shqiptar Arben Gropa, alias Vangjel Zijaj, ku rezulton se ky shtetas është një person i dënuar gjithsej me 32 vjet dhe 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 29 vjet,5 muaj dhe 27 ditë, dënim ky i dhënë për vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të parashikuara të tilla edhe nga Kodi ynë Penal siç janë “trafikimi i lëndëve narkotike” heroinë në sasira të mëdha, e vlerësuar rreth 300.000.000 lireta italiane, si dhe “Prostitucion dhe pjesmarrje në organizata kriminale”.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com