Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Lihen në burg ish-kryekomunarët e Farkës e Kasharit dhe 5 të tjerë, lirohen 11 prej të arrestuarve

TIRANE- Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 7 prej zyrëtarëve të arrestuar si përgjegjës për dëmtimin e banesave nga tërmeti, mes tyre edhe dy ish kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.  12 prej të arrestuarve u lanë në 'Arrest shtëpie", mes tyre edhe ndërtuesi Gerti Çalliku, i cili ka përfituar leje ndërtimi në kohën e Lulzim Bashës si kryetar bashkie. Po e njëjta masë u dha edhe për Luan Betën, ish-shefin e Urbanistikës në bashkinë e Vorës, ndërtuesen Vjollca Hoxholli si dhe ndërtuesin Ali Dyrmishi, i cili prej dy ditësh ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa u liruan nën masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" 11 prej të arrestuarve. 

Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre. Për të njëjtën akuzë vijojnë të jenë në kërkim edhe 10 persona të tjerë. 

Për pjesën më të madhe të të arrestuarve, gjyqtarja e kësaj çështje Vjollca Spahiu vlerësoi si paligjshëm ndalimin e tyre, ndërsa theksoi se hetimet e prokurorisë duhet të vijojnë, për shkak se provat e vëna në dispozicion nga prokuroria janë të paplota e sidomos në përgjigjet laboratorike të analizave të betonit e të hekurit.

Gjykata dëgjoi dje për 7 orë palët, prokurorinë dhe mbrojtjen, dhe në fund vendosi që sot të japë vendimet në lidhje me biznesmenët, ndërtuesit, por edhe zyrtarët e tjerë që prangosi katër ditë më parë.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë, por 9 prej tyre u liruan nga gjykata. Ndërkohë që pritet që të ketë arrestime në Krujë.

Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku

MASAT E SIGURISE

Detyrim paraqitje

1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

2-Reis Muca- Detyrim paraqitje

3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje

4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje

5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

7-Stela Maze- Detyrim paraqitje

8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje

Arrest shtepie

1-Faik Fejza- Arrest shtëpie

2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie

3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie

4-Agim Eski- Arrest shtëpie

5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie

6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie

7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie

8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie

9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie- Aktualisht në spital me probleme shëndetësore

10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie

11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie

12- Luan Beta- Arrest shtëpie

Arrest me Burg

1-Hodo Gjoni arrest burg

2- Artur Skela- Arrest meburg

3- Fejzi Dyrmishi - Arrest me burg

4- Besnik Fucia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg

5 -Naim Shehi- Arrest me burg

6- Gezim Shkalla - Arrest me burg

7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkes- Arrest me burg- 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 18/01/2020 19:50

    Si gjithnje fajin e kane katunaret,,qytetaret s'kane asnje faj,,dako eshte i pafajshem per shkatarrimin e plazhit ne durres...

    Përgjigju
  • Altin: 18/01/2020 12:08

    Ti rruni trapin Fatbardh Plakut!

    Përgjigju
  • Albi: 18/01/2020 12:05

    Ish-Kryetari Farkes ne burg? Turp per drejtesin e kalbur te Rilindjes Ne Durres u shemb gjysma qytetit dhe Dako eshte jasht...ne Fark asnje pallat i shembur dhe ish kryetari ne burg,,, dhe per kujtese kryetaret e komunave sjan as arkitekt as inxhinier.Turp per drejtesin e Kristaq Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)