Gjykata kthen dosjen e ish-deputetit Çuko: Hetimet nuk janë të plota, nuk ka prova

Gjykata kthen dosjen e ish-deputetit Çuko: Hetimet nuk janë të plota, nuk ka prova

TIRANE-Sot u zhvillua seanca paraprake në gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me procesin në ngarkim të ish-deputetit socialist dhe ish-drejtor i Burgjeve Arben Çuko. Në përfundim gjykata vendosi të kthejë cështjen për plotësim hetimesh duke i konsideruar ato të deritanishme të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve  akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Arben Çuko ra në prangat e policisë në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor të vitit të kaluar. Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj.

Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Aktualisht Çuko ndodhet në arrest shtëpie Bashkë me të në gjyq janë edhe Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu.

Akuzat e prokurorisë për Çukon dhe të tjerët
1. Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale   “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë",  parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2. Qerim Musha, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve  vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

3. Olsi Karagjozi, person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

4. Artur Balla, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv  i  funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve  vendorë", në bashkëpunim,  parashikuar  nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

5. Denis Llaftiu, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve    të  lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 iKodit Penal, ka rezultuar se:

Rrethanat e faktit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal me nr.339 të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal,

Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Sqarojmë se më parë, po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016, është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjërë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për evidentimin e secilit fakt penal të rezultuar gjatë hetimit të kësaj çështjeje dhe për autorët e veprës penale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LIPIVANI: 17/07/2019 12:18

    Mire ja bene ketij e ka ne gjak korrupsionin ky delenxhi. Shkollon dhe femijet jashte shtetit per te qare hallin eshte. Le te filloj drejtesia nga ky dallaveraxhi.

    Përgjigju
  • Kina.: 17/07/2019 07:24

    Eshte pre e situatave politike.Nuk ka njeri me te paster se ai.Mos e shperdoroni personalitetin e tij kot.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 16/07/2019 23:05

    Duket qarte qe arrestimi i Arben Cukos eshte bere pa prova. Eshte bere me teper si fasad e qeverise per lufte ndaj korrupsionit. Ose si prove e prokurorise qe jane apolitike. Arben Cuko nuk do ta shkembente kurre karrieren si ushtarak dhe politikan, as personalitetin dhe dinjitetin e tij, me cfare do lloje kompesimi material apo monetar. Ai eshte dhe do mbetet njeri me edukat dhe moral te larte. E njoh qe nga femijeria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja