Gjykata kundër ligjit/ I heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Gjyqtari mori vendim tek pullë, pa lajmëruar as tatimet

Gjykata del sërish kundër aksionit anti-informalitet. Pas Tajvanit, hapet në kundërshtim me ligjin edhe disko Havana në Dhërmi. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ndonëse ajo nuk ka kompetencë mbi çështjen. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Skënder Haluci. Disko Havana u mbyll rreth një javë më parë në kuadër të aksionit anti-informalitet për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor për klientët e saj.

Sipas ligjit nëse tatim paguesi vazhdon të mos lëshojë kupona tatimor duhet të bllokohet në afatet që parashikohen në nenet përkatëse, por duket se kjo nuk është marrë parasysh nga gjyqtari i cili ka vendosur të heqë shiritin bllokues nga ky subjekt VIP.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe akuzon gjyqtari Haluci duke thënë se e ka marrë vendimin  'tek pullë' pa lajmëruar palë dhe as tatimet. Zv. kryeministri shprehet se e gjithë kjo lëvizje bëhet në kurriz të interesit publik duke dëmtuar edhe të ardhurat e buxhtetit të shtetit. Ai deklaron se do të depozitohet apelimi i vendimit, kallëzim penal pë kanosje ndaj inspektorëve tatimorë dhe dosja do të jetë gati për në komisionin e vettingut.

"Gjykata private e evazionit fiskal, havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas! Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet. Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e “Havana” në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative. Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”. Kete here edhe ne gjykaten private! Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik! Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter! Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e Vettingut!

Nderkohe, nuk mbaron ketu!", shkruan Braçe.

Vendimi i Gjykatës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma Musaraj: 15/08/2019 13:52

    Epo keto jane BINGO per gjyqtaret.Deri tani nuk kam degjuar ndonje qe te mos terheqe parate e bingos .Halucet dhe hardhucet qe keni tash e e 30 vjet gjithandej nuk e kane mendjen si te reugolljne kete vend , por secili si te mbushi xhepin e vet.Edhe atat tatimoret qe bejne sikur bllokojne e kane sa per shfaqe.Ky popull ka talent te madh per aktrim.

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 14/08/2019 15:58

    Ky është budallallëku më i madh i ligjit:jo vetëm të gjobit por dhe ta mbyll aktivitetin për një muaj!!! Kjo duhet të shikohet. Nëse subjekti e paguan gjobën atëherë nuk ka pse të rrijë mbyllur. Gjykatat bëjnë shumë mirë që i japin të drejtë biznesit.

    Përgjigju
    • navy: 14/08/2019 21:29

      kriminelët lokalë nuk kanë paguar asgjë. Këto janë të gjitha Discos Mafiosi, Lokale, pothuajse të gjithë hotelet në bregdet, u ndërtuan ilegalisht. Gjykatësi nuk njeh ligje, dhe vetëm nëse disa herë nuk u dha kupon, mund të konfiskohet. Gjyqtarët që lëshojnë konfiskime të shtetit pa gjyq burgosen. Në Durrës, Lezhë, Sarande, Vlore korrupsioni dhe anarkia totale

  • Spinxho: 14/08/2019 14:12

    Ik ore naro je kapardis si gjel deti thua i bllokoni por kur i liron gjykata ajo merret parasysh.

    Përgjigju
  • Kiri: 14/08/2019 14:11

    Po te gjithe gjyqtaret te korruptuar qenkan qe u heqin bllokimin?! Shoku Brace beji ca amendime ligjit e paraqitja Kuvendit, edhe me mire 10-fisho gjoben e Jo ti mbyllet biznesi tjetrit. Me mbyllje humbasin te gjithe punetoret sezonale qe shpresojne te bejne dy leke pune.

    Përgjigju
    • Tatim paguesi: 14/08/2019 16:02

      O kiri e ke mir me arsyetimin që me mbylljen humbasin të gjithë po me 10-fishimin e gjobës nuk e përdor fare logjikën. A e di se kur i vihet shiriti biznesit gjoba është 300000 lek të reja??? Shumëzoje me 10 siç thua ti dhe kuptoje pak

  • Free: 14/08/2019 13:32

    Po cflet mo katunar po si guxoni vendosni ligj ne plazhe ku per 20 vjet nuk eshte leshuar kupon dhe tani qe kta katunare vishen me Armani dhe Gucci do beni ligjin ju.

    Përgjigju
  • Lori: 14/08/2019 13:32

    Pse Rama per Valdrin drogen me ke e mori vendimin?

    Përgjigju
  • Bepi: 14/08/2019 13:23

    Ik mor shtet i degjenerum o flliqesina mjer populli me ju futni ne burg njerz qe skan munsi te pagujn Jo se nuk dojn por skan munsi se shteti nuk ju ofron PUNE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj