Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ndarjen e re territoriale
TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hedh poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale të qeverisë, ç’ka do të thotë se tashmë i hapet rrugë riorganizimit administrativ të territorit shqiptar. Vendimi i zbardhur sot nga Kushtetuesja, vjen pas kërkesë së Partisë Demokratike për të shpallur […]
TIRANË, 15 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hedh poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale të qeverisë, ç'ka do të thotë se tashmë i hapet rrugë riorganizimit administrativ të territorit shqiptar.
Vendimi i zbardhur sot nga Kushtetuesja, vjen pas kërkesë së Partisë Demokratike për të shpallur anti-kushtetues ndarjen e re territoriale.
Sipas përfaqësuesve ligjor të Partisë Demokratike, kjo ndarje e re territoriale ka shkelur 5 pika të Kushtetutës, prandaj ky ligj duhet të kthehet.
Nga krahu tjetër Partia Socialiste me përfaqësuesit e saj ligjor ka theksuar ligji pë ndarjen e re territoriale është konform ligjit dhe i përmbush të gjitha kriteret kushtetuese.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, vjen pas vendimit të parë, ku u rrëzua kërkesa e demokratëve për të pezulluar ligjin në fjalë.
Ja njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
-Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 "Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë". 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 "Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë",
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë",VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08