Gjatë vizitës në Madrid, Spanjë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, është pritur sot në një takim zyrtar edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës, Cándido Conde-Pumpido Tourón.
Gjatë këtij takimi, palët evidentuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit që kanë ekzistuar ndër vite mes Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe vendosën avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve nëpërmjet nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi bilateral.
"Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është ngritja dhe zhvillimi i një kuadri bashkëpunimi institucional midis Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me interes të përbashkët që lidhen me juridiksionet respektive, sikurse janë ndarja e informacionit për çështjet ligjore, jurisprudencat dhe materialet kërkimore, vizitat studimore të anëtarëve të të dyja institucioneve për shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimi reciprok për publikimet, zhvillimi i seminareve, konferencave dhe veprimtarive të tjera të ngjashme që nxisin bashkëpunimin institucional.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, D.Álvaro Renedo Zalba, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, znj. Entela Gjika", njofton Gjykata Kushtetuese.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.6%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla në Spanjë, pritet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë: Grupe të përbashkëta me INTERPOL e EUROPOL për aktivitetet kriminale
18 Maj, 11:00
-
Balla 'përvojë spanjolle' për policinë rrugore shqiptare, kamerat e trupit Live për ngjarjet
17 Maj, 12:43
-
Padia e opozitës/ Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Xhaçkës
16 Maj, 17:49
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky anulon vizitën në Spanjë! Biden po përgatit dërgimin e raketave Patriot në Kiev
15 Maj, 09:06
-
Në burg për aferën e inceneratorëve, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për shfuqizimin e vendimeve të GJL-së
14 Maj, 18:11
-
Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez fitojnë votën katalanase, separatistët humbin shumicën
13 Maj, 09:49
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera
6 Maj, 17:30
-
Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë
6 Maj, 10:44
-
Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira
4 Maj, 16:07
-
Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
2 Maj, 19:58
-
Tenis/ Dëmtohet Sinner, numri dy i botës tërhiqet nga 'Madrid Open''
2 Maj, 13:02