Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nesër kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
 
Partia Demokratike pretendon se deputeti i Qarkut të Vlorës është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit.

Neni 70, pika 3 dhe 4 e Kushtetutës parashikon konfliktin e interesit për deputetë që përfitojnë para publike përmes tenderëve dhe sipas PD-së në rastin e Kokëdhimës kemi shkelje të këtij neni.
 
Kërkesa e PD-së u rrëzua në parlament, por nesër do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës apo jo. Në rast se po, atëherë Kokëdhima nuk do të jetë më deputet i Kuvendit.